Nis nga puna DRSHTRR Mat, Balluku: Afrojmë shërbimet më pranë qytetarëve

https://www.youtube.com/watch?v=UwrSc83L40s
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat ka nisur nga puna duke ofruar shërbim për të gjithë qytetarët e Burrelit dhe Klosit. Një drejtori e mirëfilltë e cila ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për drejtuesit e automjeteve.
Afro 15 mijë drejtues mjetesh dhe rreth 7 mijë automjete do të marrin shërbim në këtë drejtori, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë më drejt Dibrës, duke kursyer kështu kohë, si dhe ulur kostot.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ilir Mengra, si dhe kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj vizituan nga afër ambientet e DRSHTRR.
“Do kryen të gjitha shërbimet, si në çdo drejtori rajonale tjetër. Kemi krijuar të gjitha kushtet që punonjësit, por edhe qytetarët që marrin shërbim, të jenë në kushte komode. Këtu qytetarët mund të kryejnë të gjitha shërbimet që nga regjistrimi i mjetit, kontrolli fizik, kontroll teknik, pagesën e taksave dhe çdo veprim tjetër që ata kanë me dosjen e mjetit apo çdo veprim tjetër të cilin më herët e kryenin në Peshkopi”, sqaroi Mengra.
Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se pavarësisht se janë të ndara në mënyrë rajonale dhe me qarqe, për shkak të distancës mes Peshkopisë dhe Burrelit, si dhe për shkak të numrit të automjeteve, u vendos hapja e një drejtorie në Mat në mënyrë që qytetarët të mund të aksesojnë shërbimet më pranë vendbanimit të tyre.
“Me hapjen e kësaj qendre këtu do të përfitohen miliona minuta të humbura, por edhe para të shpenzuara në karburant për të gjitha ato automjete të cilat ishin të dislokuara në Mat, por shkonin të merrnin shërbimet në Dibër”, u shpreh Balluku.
Është kënaqësi gjithmonë që të ndihmojmë qytetarët dhe të adresojmë problematikat, vijoi më tej Balluku duke shtuar se DRSHTRR Mat lehtëson jo vetëm qytetarët, por edhe shumë prej kompanive të biznesit që operojnë në të dyja bashkitë.
“Janë vendime që merren në bazë të analizave duke parë numrin e automjeteve, duke parë distancën, duke parë kompleksitete të tjera. Por unë besoj që ata që e vlerësojnë më shumë do të jenë bizneset pasi zona ka numër të shtuar të automjeteve të rënda të cilat sigurisht janë komponent i disa bizneseve të Matit dhe kishte dhe kosto financiare në bizneset e tyre, ishin pesha që ata mbanin përsa i përket të gjithë pjesës së marrjes së shërbimeve nga DRSHTRR-ja e Dibrës”, deklaroi Balluku.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj tha se hapja e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor është një ndihmë e madhe për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie, pasi nuk ju duhet më që të udhëtojnë drejt Dibrës për të marrë shërbimet që lidhen me automjetet e tyre.
Sondazh

Galeria by TEG, një eksperiencë turizmi ndryshe për jugun. E vetmja qendër tregtare në të gjithë rivierën shqiptare
https://www.youtube.com/watch?v=bgVzqEfIlgc Turizmi në jug këtë vit, ofron një eksperiencë ndryshe për pushuesit dhe banorët e përheshëm të zonës. Për herë......

Kampingu, preferenca e re e akomodimit. Në Maj, numri i vizitorëve në hapësirat për kampingje pati rritjen më të lartë
Shifrat e strukturave akomoduese për muajin Maj të këtij viti, të publikuara nga “INSTAT”, paraqesin të njëjtin trend të muajt e kaluar, megjithatë ka......

Mikrokreditë, sekuestrohen MCA dhe Final. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës, pas mashtrimit të dy shoqërive tregtare
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi kuotat dhe......

Propozimet/ Rivlerësimi i pasurive të bëhet me më pak se 5% . Projektligji diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, sugjerohet shtyrje afatesh
Projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për qytetarët dhe bizneset me një normë më të ulët tatimore nga sa është përcaktuar në ligj, është......

A do të bien çmimet për pijet alkoolike dhe duhanin? Mete: Do ulim koston e pullave fiskale për bizneset. Koncesioni ishte i kushtueshëm
Mallrat e pajisura me pullë fiskale siç janë pijet alkoolike dhe produktet e duhanit, pritet të kushtojnë më lirë për qytetarët shqiptarë. Komisioni......

Pronat, edhe 5 muaj kohë për dosjet pa vendim. Në fund të dhjetorit skadon afati 2-vjeçar për trajtimin e mbi 7 mijë kërkesave
Vetëm pak muaj kanë mbetur për shqyrtimin e dosjeve pa vendim, duke qenë se në fund të dhjetorit skadon edhe afati ligjor për trajtimin e tyre. Me rihapjen e......

Rivlerësimi i pronave 5%, dy mënyrat e përfitimit. Demirxhiu: Zhbllokohet tregu, ulet barra fiskale për qytetarët
Rivlerësimi i pronave, i cili do të jetë në masën 5%, është një hap pozitiv dhe do të sjellë zhbllokim të tregut të pasurive të paluajtshme. Kështu ka thënë......

Aeroporti i Rinasit nuk preket nga blackout-i botëror. Por mund të ketë vonesa në orët në vijim nga aeroportet e tjera
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka dalë me një reagim mbi situatën e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në......