Rivlerësimi i pronave 5%, dy mënyrat e përfitimit. Demirxhiu: Zhbllokohet tregu, ulet barra fiskale për qytetarët

Rivlerësimi i pronave, i cili do të jetë në masën 5%, është një hap pozitiv dhe do të sjellë zhbllokim të tregut të pasurive të paluajtshme. Kështu ka thënë për SCAN TV, eksperti i tregut imobiliar Ervin Demirxhiu. Sipas tij, tatimi i reduktuar në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme duhet të jetë gati më herët se fundi i shtatorit që është parashikuar.
"Tregu imobiliar ka qënë në kolaps, shitjet pothuajse janë zero. Kanë shitur ato që kanë pasur shumë urgjente. Masa 5% është shumë më mirë se 15%, do e ndihmojë tregun, barra fiskale për qytetarët do të ulet" - thotë Demirxhiu.
Eksperti sugjeron se nga dy mënyrat për këtë proces, duhet të merret një vlerësues pronash, për ta çuar në vlerën e tregut real. Më herët janë realizuar dy procese të tilla, ku në thelb kjo është një amnisti, por duke marë parasysh referencat e reja, Demirxhiu specifikon se vëmendjen më të madhe e merr Tirana, si dhe bregdeti.
"Ky është një proces ku vëmdjen më të madhe e merr kryeqyteti, për vetë faktin se ka numrin më të lartë të ndërtimeve, por një vendje të lartë do të kenë qytetet bregdetare që këtë vit kanë pësuar rritje shumë të lartë të çmimeve. Ato do të jenë pjesë shumë e rëndësishme për vetë faktin që kësaj here janë marë në kosideratë dhe disa objekete që kanë qënë të pacertifikuara. Kjo besoj që do rrisë akoma më shumë numrin. Kemi objekte që janë në proces legalizimi, kemi objekte që janë në proces ndërtimi që ende nuk janë kolauduar, janë pallatet e reja dhe të paktën sipas projektligjit që u paraqit në muajin Maj, besoj se do të jenë më shumë se 50 mijë prona"- shton Demirxhiu.
Po në muajin Shtator do të nisë puna edhe për përshpjetimin e procesit të legalizimeve të pronave ku rol kyç krahas Kadastrës kanë edhe bashkitë. Në fushtatat e kaluara të rivlerësimit, shteti ka arkëtuar rreth 45 milionë euro, ndërsa ky proces kërkon realitivisht një masë më të madhe parash.
Alida Lula / SCAN
Sondazh

Aeroporti i Rinasit nuk preket nga blackout-i botëror. Por mund të ketë vonesa në orët në vijim nga aeroportet e tjera
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka dalë me një reagim mbi situatën e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në......

Turqia u pasurua me 157% vitin e kaluar. Por, askush nuk po feston fenomenin në vend
Banorët e një vendi me inflacion galopant janë bërë më të pasur se çdo popull tjetër vitin e fundit dhe me një diferencë të madhe. Sipas edicionit të këtij......

Rritet kërkesa botërore për energji. Termocentralet e qymyrit pritet të jenë më aktive këtë vit
Kërkesa globale për energji elektrike do të rritet me ritmin e saj më të shpejtë në gati 20 vjet këtë vit, e nxitur nga kërkesa në rritje për ajër të......

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë? Parashikimi i një date të saktë dhe stuhitë që do të pasojnë
Vapa ekstreme që ka prekur shumë vende jugore dhe lindore këtë muaj është shkaktuar pjesërisht nga një valë ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut. Shumë njerëz......

Shkeljet e punonjësve, 473 milionë lekë dëm në buxhet. Raporti i auditimit/ Cilat janë fushat me problematikat më të mëdha?
Auditimi i ndërmarrë nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë e Financave në institucionet publike, ka konstatuar shkelje të......

Dyshimet e para/ Çfarë po e shkakton ‘blackout-in’ e sistemeve informatike në gjithë botën!
E gjithë bota është përballur sot me probleme teknike, si rrjedhojë e asaj që duket se është një keqfunksionim global i sistemeve informatike. Media si BBC,......

Reduktohet koha e rimbursimit të TVSH-së. Stoku i prapambetur rezulton 0 në fund të 6-mujorit 2024
Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të......

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri
Pas përmbylljes së ankandit, është firmosur marrëveshja me kompaninë austriake Verbund AG për ndërtimin e parkut të parë eolik. Lajmi është bërë i ditur nga......