Aeroporti i Rinasit nuk preket nga blackout-i botëror. Por mund të ketë vonesa në orët në vijim nga aeroportet e tjera

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka dalë me një reagim mbi situatën e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në nivel botëror, që ka prekur shërbimin e sistemit të check-in dhe rezervimit. Sipas njoftimit, sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk është prekur nga rënia e sistemeve kompjuterike botërore.
Fluturimet e orareve të mëngjesit janë nisur në kohë dhe pa probleme. Kjo pasi Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një sistem të dyfishtë, i cili mundëson funksionimin pa probleme të tij. Megjithatë, vonesa pritet të shkaktohen nga "blackout" në aeroportet e tjera.
Këto vonesa mund të shkaktohen në orët në vazhdim nga fluturimet që do të vijnë prej aeroporteve të tjera në varësi të sistemeve të ndryshme të operimit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka bërë thirrje që pasagjerët të informohen në vijimësi përmes zyrës së informacionit të aeroportit për oraret e fluturimeve dhe ndryshimin e mundshëm të tyre.
Kjo ndërprerje në sistemet e teknologjisë së informacionit ka ndikuar bizneset, linjat ajrore, mediat, bankat, agjencitë qeveritare dhe organizatat e tjera, pasi një kompani softuerësh për sigurinë kibernetike u përball me një problem të madh teknik. Problemi në sistemin operativ të Ëindoës ka bërë që mijëra fluturime të anulohen në mbarë botën, shumë individë nuk mund të kryejnë transaksione bankare online, si dhe ka pasur ndërprerje të shërbimeve mjekësore në spitale.
Ledina Elezi/SCAN

Turqia u pasurua me 157% vitin e kaluar. Por, askush nuk po feston fenomenin në vend
Banorët e një vendi me inflacion galopant janë bërë më të pasur se çdo popull tjetër vitin e fundit dhe me një diferencë të madhe. Sipas edicionit të këtij......

Rritet kërkesa botërore për energji. Termocentralet e qymyrit pritet të jenë më aktive këtë vit
Kërkesa globale për energji elektrike do të rritet me ritmin e saj më të shpejtë në gati 20 vjet këtë vit, e nxitur nga kërkesa në rritje për ajër të......

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë? Parashikimi i një date të saktë dhe stuhitë që do të pasojnë
Vapa ekstreme që ka prekur shumë vende jugore dhe lindore këtë muaj është shkaktuar pjesërisht nga një valë ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut. Shumë njerëz......

Shkeljet e punonjësve, 473 milionë lekë dëm në buxhet. Raporti i auditimit/ Cilat janë fushat me problematikat më të mëdha?
Auditimi i ndërmarrë nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë e Financave në institucionet publike, ka konstatuar shkelje të......

Dyshimet e para/ Çfarë po e shkakton ‘blackout-in’ e sistemeve informatike në gjithë botën!
E gjithë bota është përballur sot me probleme teknike, si rrjedhojë e asaj që duket se është një keqfunksionim global i sistemeve informatike. Media si BBC,......

Reduktohet koha e rimbursimit të TVSH-së. Stoku i prapambetur rezulton 0 në fund të 6-mujorit 2024
Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të......

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri
Pas përmbylljes së ankandit, është firmosur marrëveshja me kompaninë austriake Verbund AG për ndërtimin e parkut të parë eolik. Lajmi është bërë i ditur nga......

Tapia për shtëpitë, hapat dhe dokumentet që duhen - Skema e re për legalizimin e mbi 136 mijë ndërtimeve që janë në proces. Roli i bashkive
Ada Hazizolli/ SCAN Prej muajit shtator do të nisë një fazë e re për të gjitha ndërtimet informale, të cilat janë në proces për të marrë tapinë. Me......