Shkeljet e punonjësve, 473 milionë lekë dëm në buxhet. Raporti i auditimit/ Cilat janë fushat me problematikat më të mëdha?

Auditimi i ndërmarrë nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë e Financave në institucionet publike, ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare të cilat kanë shkaktuar efekt financiar negativ në buxhetin e shtetit në një vlerë prej 473.2 milionë lekë nga të cilat rreth 38.5% në sisteme të tjera specifike të njësive publike dhe rreth 23.1% e efektit është konstatuar në tatime, taksa.
Referuar raportit vjetor për Funksionimin e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, vlera e shkeljeve financiare e konstatuar gjatë vitit 2023 është rritur në krahasim me vitin e mëparshëm, tregues ky që tërheq vëmendjen se perfomanca e subjekteve ku është identifikuar shkelja është e dobët dhe se sistemet e menaxhimit financiar dhe kontrollit paraqesin risk të lartë të dështimit për përdorimin me efektivitet, ekonomi dhe efiçencë të fondeve publike.
Konkretisht vlera më e lartë e shkeljeve është në tatime, taksa dhe dogana me një vlerë dëmi ekonomik prej 109 milionë lekësh, pasuar nga administrim prone dhe pasuri me 54 milionë lekë, ndjekur nga prokurim, blerje dhe investime me 52 milionë lekë dëm të shkaktuar në buxhet. Një peshë të konsiderueshme zë edhe zëri paga, trajtime, shpërblime dhe komisione me afro 37 milionë lekë dëm.
Për vlerën e efektit negativ të shkaktuar është kërkuar rikuperimi i shumës dhe ndjekja e arkëtimit deri në zhdëmtimin e plotë. Krahas, janë dhënë rekomandime për forcimin e kontrolleve dhe procedurave me qëllim parandalimin e përsëritjes të këtyre rasteve në të ardhmen.
Gjetjet kryesore në sistemin e prokurimeve evidentohen në mos argumentim dhe mbështetje me kërkesat dhe nevojat e njësisë në planifikimin për mallra/shërbime, si dhe përllogaritjen e fondit limit; Shkelje të procedurave të prokurimit publik përfshirë specifikimet teknike, procedurat e tenderimit, si dhe zbatimi i kontratave; Mos ndjekjen e të gjithë hapave ligjorë për blerjet me vlera të vogla, si dhe favorizimi në disa raste të blerjeve të të njëjtit operator ekonomik; Përllogaritje e pa argumentuar e fondi limit, si bazë për fillimin e procedurave të prokurimit; Nënshkrim të kontratës duke ndryshuar kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit me të cilat është shpallur fitues subjekti. Gjetjet kryesore në sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar evidentohen në: Mos menaxhimi i mirë nga njësitë publike i procesit të nxjerrjes jashtë përdorimit të aktiveve dhe kryesisht të aparaturave dhe pajisjeve; Mungesën e regjistrit të aktiveve nga njësitë publike; Mungesën e dokumentacionit të shfrytëzimit të mjeteve të transportit për shpenzimet e karburantit; Kryerjen e pagesave për blerje mallrash, pa hartuar më parë proces-verbalet e marrjes në dorëzim nga komisionet përkatëse dhe të pashoqëruara me dokumentacionin justifikues.
Sondazh

Dyshimet e para/ Çfarë po e shkakton ‘blackout-in’ e sistemeve informatike në gjithë botën!
E gjithë bota është përballur sot me probleme teknike, si rrjedhojë e asaj që duket se është një keqfunksionim global i sistemeve informatike. Media si BBC,......

Reduktohet koha e rimbursimit të TVSH-së. Stoku i prapambetur rezulton 0 në fund të 6-mujorit 2024
Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të......

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri
Pas përmbylljes së ankandit, është firmosur marrëveshja me kompaninë austriake Verbund AG për ndërtimin e parkut të parë eolik. Lajmi është bërë i ditur nga......

Tapia për shtëpitë, hapat dhe dokumentet që duhen - Skema e re për legalizimin e mbi 136 mijë ndërtimeve që janë në proces. Roli i bashkive
Ada Hazizolli/ SCAN Prej muajit shtator do të nisë një fazë e re për të gjitha ndërtimet informale, të cilat janë në proces për të marrë tapinë. Me......

Rivlerësimi 5%, Pipiria: Në pritje 4.5 milionë prona - “ASHK të rrisë kapacitetet, si dhe të ketë formulë aplikimi që të vijojë procesi”
Diamila Leka/ SCAN Kryeministri Rama deklaroi që fushata e fundit e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të jetë 5%. Ndërkohë Drejtori i Shoqatës së......

Pagat dhe konsumi mbushin arkën e shtetit - 6-mujori, 227 milionë euro shtesë në buxhet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 342.8 miliardë lekë në gjysmën e parë të viti, apo 102.5% e planit të së njëjtës periudhë. Referuar të dhënave paraprake fiskale......

Si ndikoi rënia e euros në tkurrjen e eksporteve?
Prej muajsh tashmë, kursi i këmbimit po përjeton luhatje të forta me një rënie të ndjeshme të valutave kryesore dhe mbiçmim të lekut. Por, çfarë pasojash ka......

Abuzimet me fondet e IPARD, Denaj: Më pak se 33 mln USD - Ministrja e Bujqësisë, në Kuvend: Po ndërmerret një audit i plotë për këtë çështje
Elisabeta Dosku/SCAN Pas pezullimit të fondeve të Bashkimit Evropian për fermerët dhe përfundimin e hetimeve nga OLAF, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj iu......