Bota Postuar më 19 Korrik 2024, 10:03

Dyshimet e para/ Çfarë po e shkakton ‘blackout-in’ e sistemeve informatike në gjithë botën!   

Nga SCAN TV
Dyshimet e para/ Çfarë po e shkakton ‘blackout-in’ e

E gjithë bota është përballur sot me probleme teknike, si rrjedhojë e asaj që duket se është një keqfunksionim global i sistemeve informatike. Media si BBC, Ansa, SKY etj raportojnë se bankat, kompanitë ajrore, mediat po përballen me shkëputje të sistemit informatik. Në disa aeroporte në Gjermani, Australi e SHBA janë ndërprerë fluturimet. Arsyeja e shkëputjes nuk është ende e qartë por ‘gishti’ drejtohet në sistemin operativ të Windows të Microsoft.

Vetë përfaqësuesit e Microsoft kanë reaguar duke thënë se po hetojnë mbi një problem që ndikon në mundësinë e përdoruesve që të aksesojnë disa aplikacione dhe shërbime që ofrohen nga Microsoft. Në të njëjtën kohë, një zëdhënës i Microsoft i ka thënë BBC-së se pjesa më e madhe e shërbimeve janë rregulluar.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat