Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2024, 16:37

Rivlerësimi 5%, Pipiria: Në pritje 4.5 milionë prona - “ASHK të rrisë kapacitetet, si dhe të ketë formulë aplikimi që të vijojë procesi”

Nga SCAN TV
Rivlerësimi 5%, Pipiria: Në pritje 4.5 milionë prona -

Diamila Leka/ SCAN

Kryeministri Rama deklaroi që fushata e fundit e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të jetë 5%. Ndërkohë Drejtori i Shoqatës së Pasurive të Pluajtshme në një prononcim për Scan deklaroi se duke parë historikun e rivlerësimeve, duhet të rriten kapacitetet dhe të ketë një formulë aplikimi rivlerësimi, pasi janë rreth 4.5 milionë prona që duhet të rivlerësohen.

“Historiku i tre fushatave të rivlerësimit dhe po sqarojmë tre sepse kudo ka pasur keqkuptime, e para ka qenë 2012 me 1%, dhe 2017 me 2%, dhe 2020 me 3%. Kjo do jetë e katërta me 5%. Të treja fushatat janë rivlerësuar mesatarisht 250 mijë prona, dhe i bie mesatarisht qe ASHK të përpunojë rreth 40-45 mijë aplikime në vit. Thirrja jonë është që të rriten kapacitetet dhe të ketë një fomulë aplikimi rivlerësimi që t’u japim mundësi të gjithë Shqiptarëve që mund të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme. Sipas të dhënave që dalin nga ministria e Financave në Shqipëri 3.3 milionë prona të regjistruara dhe 1.2 milionë që janë në proces legalizimi.”

Nëse në fushtatat e kaluara të rivlerësimit shteti ka arkëtuar rreth 45 milionë euro, tani do të shtohet kjo vlerë.

“Nga fushatat e kaluara mesatarisht janë 40-45 milionë euro arkëtime ekstra që po futen në buxhetin e shtetit. Kjo do të sjellë më shumë të ardhura për buxhetin e shtetit, qytetarëve do t’u japin mundësi që pronën e tyre ta çojnë ën vlerën reale të tregut por edhe tregu të zhbllokohet.

Pak ditë më parë Shoqata e Pasurive të Paluajtshme i bëri thirrje Parlamentit të avancojë me projektligjin, i cili kishte si synim rivlerësimin 3% të pasurive të paluajtshme pasi zvarritja e këtij procesi po lë në ngërç shit-blerjen e pasurive të paluajtshme duke bllokuar tregun.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat