Shqipëria Postuar më 18 Korrik 2024, 16:28

Abuzimet me fondet e IPARD, Denaj: Më pak se 33 mln USD - Ministrja e Bujqësisë, në Kuvend: Po ndërmerret një audit i plotë për këtë çështje

Nga SCAN TV
Abuzimet me fondet e IPARD, Denaj: Më pak se 33 mln USD - Ministrja e

Elisabeta Dosku/SCAN

Pas pezullimit të fondeve të Bashkimit Evropian për fermerët dhe përfundimin e hetimeve nga OLAF, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj iu është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura gjatë interalencës së thirrur në Kuvend nga deputeti Agron Shehaj. Denaj tha se abuzimi me fondet nuk është në vlerën e 33 milionë dollarëve siç është vënë në dukje në raport, por shumë herë më pak, ndërsa shtoi se nga institucioni, që ajo drejton ka nisur një audit i plotë për këtë çështje për të evidentuar edhe gjendjen reale.

“Ju thoni që OLAF pretendon për 33 milionë dollarë. Dua të ritheksoj se ekstrakti i raportit nga zyra e DG AGRI (Directorate-General for Agriculture and Rural Development) dorëzuar Qeverisë shqiptare evidenton raste parregullësie në një vlerë totale shumë herë më të ulët, se kjo shumë që përmendet në raport. Autoritetet shqiptare ndërkohë janë në fazën finale të angazhimit të një auditimi të jashtëm për të siguruar këtë auditim të plotë, bazuar në standardet ndërkombëtare” tha Denaj.

Përfundimi i hetimeve nga OLAF vuri në dukje se janë 33 milionë dollarë, fonde të Bashkimit Evropian, të ndara abuzivisht, ndërsa kjo solli edhe bllokimin e programit IPARD 3, në vlerë 112 milionë dollarë

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat