Bota Postuar më 18 Korrik 2024, 13:24

Marrëveshje 3 miliardë dollarë për zhvillimin e turizmit. Eagle Hills Properties marrëveshje me Ministrinë e Ndërmarrjeve të Indonezisë

Nga SCAN TV

Ministria e Ndërmarrjeve Shtetërore (SOEs) e Republikës së Indonezisë ka hyrë në një partneritet të rëndësishëm me Eagle Hills Properties për të nxitur dhe promovuar sektorin e turizmit dhe infrastrukturës në Indonezi. Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU) u nënshkrua në praninë e Presidentit të Indonezisë, Joko Widodo, dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Ministri i Ndërmarrjeve Shtetërore Erick Thohir dhe Mohammed Alabbar, themelues dhe President i Eagle Hills Properties dhe Themelues i Emaar Properties, nënshkruan marrëveshjen, që përcakton planin e investimeve deri në 3 miliardë dollarë në infrastrukturën turistike të Indonezisë.

 

Aspektet kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:

  • Investime gjithëpërfshirëse në zhvillimin e pronave, zonave të aeroporteve dhe ekosistemeve të destinacioneve turistike.
  • Transferimin e njohurive përmes studimeve të përbashkëta, seminareve dhe programeve të trajnimit.
  • Përmirësimin e infrastrukturës së aeroportit, veçanërisht Aeroportit Ndërkombëtar Soekarno-Hatta.
  • Përmirësimin e hoteleve shtetërore sipas standardeve ndërkombëtare.
  • Zhvillimin e destinacioneve të reja turistike.

 

Kjo marrëveshje historike përfaqëson një moment të rëndësishëm për sektorin e turizmit në Indonezi. Duke bashkuar forcat me Eagle Hills Properties, ne po krijojmë kushtet për një rritje dhe zhvillim të paprecedentë në industrinë tonë të hotelerisë dhe turizmit.

Ky partneritet përshtatet në mënyrë të përkryer me strategjinë tonë kombëtare për të diversifikuar ekonominë tonë dhe për ta bërë Indonezinë një destinacion kryesor të turizmit global.

Ne kemi besim se ky bashkëpunim jo vetëm që do të përfocojë infrastrukturën tonë, por gjithashtu do të krijojë mundësi të rëndësishme punësimi dhe do të nxisë një rritje të qëndrueshme ekonomike në të gjithë arkipelagun tonë të bukur” deklaroi ministri Erick Thohir.

"Indonezia ka potencial të rëndësishëm për shkak të burimeve të saj dhe destinacioneve turistike.

Ne besojmë se Indonezia mund të jetë konkurruese dhe të rrisë përqindjen e kontributit të sektorit turistik në GDP. Eagle Hills dëshiron ta mbështesë këtë përpjekje"  shtoi Mohammed Alabbar

Memorandumi i Mirëkuptimit do të jetë në fuqi për një vit, me mundësinë e zgjatjes se këtij afati me marrëveshje të ndërsjelltë. Nuk ka një afat të përcaktuar përsa i përket investimit prej 3 miliardë $, duke lejuar fleksibilitet në zbatimin e tij.

Ky bashkëpunim shënon një moment historik të rëndësishëm në përpjekjet e Indonezisë për të tërhequr investime dhe ekspertizë të huaj, për të forcuar industrinë e saj të turizmit, potencialisht duke riformuar peizazhin turistik të vendit në vitet e ardhshme.

Kjo është pjesë e një nisme më të gjerë nga Ministria e Ndërmarrjeve Shtetërore për të rritur bashkëpunimin midis ndërmarrjeve shtetërore indoneziane dhe kompanive globale, për të rritur produktivitetin dhe impaktin për Indonezinë.


 

Rreth Ministrisë së Ndërmarrjeve Shtetërore (SOEs) të Republikës së Indonezisë.

Ministria e Ndërmarrjeve Shtetërore (Kementerian Badan Usaha Milik Negara) është një entitet kyç qeveritar përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve shtetërore në Indonezi.

E themeluar si një organizim në nivel ministrie në vitin 1998, ajo luan një rol kyç në menaxhimin e më shumë se 100 ndërmarrjeve shtetërore që së bashku kanë aseste të barabarta me 52% të GDP-së së Indonezisë.

Ministria ka si qëllim optimizimin e performancës së ndërmarrjeve shtetërore, rritjen e kontributit të tyre në ekonominë kombëtare dhe promovimin e mirëqenies publike. Ajo fokusohet në përmirësimin e qeverisjes së korporatave, zbatimin e reformave strukturore dhe balancimin e objektivave tregtare me përgjegjësitë sociale.

Ministria gjithashtu punon për të forcuar konkurrencën e ndërmarrjeve shtetërore, për të nxitur inovacionin dhe për të harmonizuar veprimtaritë e tyre me objektivat më të gjera të zhvillimit ekonomik të Indonezisë dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).

Rreth Eagle Hills. Eagle Hills është një shoqëri e spikatur në zhvillimin e pasurive të paluajtshme me bazë në Abu Dhabi, me një portofol global projektesh të vlerësuar me përafërsi rreth 30 miliardë dollarë.

Kompania është e specializuar në krijimin e komuniteteve të integruara dhe projekteve të mëdha në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Evropë. Me fokus në destinacionet bregdetare, projekte multifunksionale dhe hotele, Eagle Hills operon në më shumë se 11 vende që shtrihen në tre kontinente.

Kompania është e njohur për qasjen e saj inovative ndaj zhvillimit urban dhe përkushtimin e saj për të përmirësuar turizmin dhe infrastrukturën në rajonet ku operon.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat