Rajoni Postuar më 18 Korrik 2024, 12:27

Turqi, 10% norma minimale e taksës së korporatës - Objektivi, përforcimi i fondeve shtetërore dhe goditja e ekonomisë “gri”

Nga SCAN TV
Turqi, 10% norma minimale e taksës së korporatës - Objektivi,

Dorina Kurtaj / SCAN

Turqia do të vazhdojë me një rishikim të taksës së korporatave, duke përfshirë një normë minimale prej 10%, sepse aktorët politikë përkatës kërkojnë të qetësojnë ekonominë kombëtare prej 1 trilion dollarë, për të forcuar arkat e qeverisë. Reformat e planifikuara, synojnë të zgjerojnë bazën tatimore dhe të ndihmojnë përpjekjet për të frenuar hiperinflacionin duke shtrënguar politikën fiskale.

Turqia do të vendosë një normë minimale tatimore prej 10% për shumicën e kompanive të themeluara, pavarësisht nga përjashtimet. Norma standarde e tatimit mbi të ardhurat e korporatave është vendosur në 25%, por disa kompani përdorin përjashtime për të arritur një normë shumë më të ulët në realitet. Ajo që duhet theksuar është se propozimet tatimore do t'u japin autoriteteve kompetente një kuti më të gjerë mjetesh për firmat tatimore dhe do të vendosin gjoba për ata që shkelin rregullat. Masa synon të frenojë ekonominë e gjerë “gri” të Turqisë.

Ekipi ekonomik i qeverisë i kryesuar nga Ministri i Financave Mehmet Simsek ka shtrënguar politikën fiskale që nga viti i kaluar si pjesë e synimit të tij për të ulur inflacionin, i cili qëndroi në 71.6 % në qershor. Ndërkohë, tatimi i planifikuar mbi fitimin vjen në krye të rritjes së vitit të kaluar të tatimit mbi vlerën e shtuar për një sërë mallrash dhe shërbimesh, ndërsa taksa e karburantit u trefishua.

Paketa e masave të reja tatimore, synon të transferojë një pjesë të barrës së reformës ekonomike tek kompanitë. Politikanët mendojnë se këto ndryshime do të ndihmojnë në uljen e deficitit buxhetor të Turqisë, i cili është zgjeruar si rezultat i kostos së tërmetit shkatërrues në jug të vendit shkurtin e kaluar. Financat publike janë tendosur gjithashtu nga masat stimuluese shumë bujare të zbatuara nga qeveria Erdogan përpara zgjedhjeve të majit 2023, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve në sektorin publik.

Deficiti buxhetor arriti në 5.3% të PBB-së vitin e kaluar, më i larti që nga viti 2009 dhe shumë mbi mesataren prej 2% nga 2006 në 2022.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat