Tekstilet vijojnë të "dënojnë" eksportet. Ranë me 8.9% në Qershor. Ndikuan negativisht edhe ushqimet

Të dhënat e tregtisë së jashtme nuk befasojnë më edhe për muajin Qershor të këtij viti. Sipas publikimit të INSTAT, eksportet kanë vijuar rënien, edhe pse paraqitet më e lehtë se në muajin Maj. Shifrat tregojnë se eksportet arritën vlerën 35 mld lekë, duke u ulur me 8.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0.1%, në krahasim me Majin e vitit 2024. Nga ana tjetër, importet e mallrave kanë ndjekur një trajektore tjetër.
Vlera e tyre arriti në 77 mld lekë, duke u rritur me 2.1%, në krahasim me një vit më parë dhe duke rënë me 3.3%, në krahasim me një muaj më parë. Po ashtu, lajme negative kemi edhe sa i përket vlerës së defiçitit tregtar. Sipas INSTAT, defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë, duke u rritur me 13.4%, krahasuar me Qershorin e vitit 2023.
Nëse i analizojmë në volum, pra në peshë, vihet re se përgjatë një viti eksportet kanë rënë me 1.8%, ndërsa importet në volum janë rritur me 16% në Qershor.
Por çfarë tregojnë shifrat sa i përket gjashtë muajve të parë të vitit? Të dhënat sërish na paraqesin të njejtën panoramë. Në këtë gjashtëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 199 mld lekë, duke u ulur me 14.9%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 440 mld lekë, duke u rritur me 0.3%, krahasuar me një vit më parë.
“Scan Intel” ka analizuar ndryshimin vjetor të grupeve për të parë se ku vihen re diferencat më të mëdha. Të dhënat tregojnë se rënia më e madhe vjetore vihet re në grupin “Ushqim, pije dhe duhan” me 31.9%, pasuar nga grupi “Lëkurë dhe artikuj prej lëkure” me rreth 15% dhe “Tekstile dhe këpucë” me 15.8%, duke dëshmuar edhe njëherë ngërçin në këtë sektor nga rritja e kostove si pasojë e rënies së euros. Gati të gjitha grupet vihen re më rënie përveç grupit “Të tjera”, i cili ka shënuar një rritje prej 151%.
Por si kanë ndryshuar importi i grupeve kryesore në harkun kohor të viti? Rënia më e madhe e importeve vërehet në grupin e tekstileve. Grupi “Lëkure dhe artikuj prej lëkure” ra me 9.9%, ndërsa importet e grupit “Tekstile dhe këpucë” ranë me 8%. Nga ana tjetër, vihet re një rritje e importeve të materialeve të ndërtimit.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Marrëveshje 3 miliardë dollarë për zhvillimin e turizmit. Eagle Hills Properties marrëveshje me Ministrinë e Ndërmarrjeve të Indonezisë
Ministria e Ndërmarrjeve Shtetërore (SOEs) e Republikës së Indonezisë ka hyrë në një partneritet të rëndësishëm me Eagle Hills Properties për të nxitur dhe......

Turqi, 10% norma minimale e taksës së korporatës - Objektivi, përforcimi i fondeve shtetërore dhe goditja e ekonomisë “gri”
Dorina Kurtaj / SCAN Turqia do të vazhdojë me një rishikim të taksës së korporatave, duke përfshirë një normë minimale prej 10%, sepse aktorët politikë......

Lojërat olimpike, një fiasko financiare? - Përfitimet e pakta dhe dëmet nga eventet e anuluara
Dorina Kurtaj / SCAN Brenda më pak se dy javësh do të nisin Lojërat Olimpike të Parisit. Sipas planit, ky event duhet të nxisë në masë të madhe turizmin, të......

A do të ulet çmimi i karburanteve pas 9 Gushtit? - Mbyllet kontrata koncesionare e markimit, doganat marrin “nën kontroll” situatën
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga data 9 Gusht, markimi dhe monitorimi i karburanteve do të kalojë totalisht nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të......

Pensione më të vogla për vite më të gjata pune - Mesatarja aktuale në sektorin privat të Greqisë është 750 euro
Dorina Kurtaj / SCAN Me të ardhura mesatare mujore prej 750 euro dhe në moshën 72.5 vjeç, adoleshentët e sotëm në Greqi do të dalin në pension sipas ligjit......

Miliarda dëme që nuk mbulohen nga sigurimet - Përshkallëzimi i kostos së nxehtësisë ekstreme në bujqësi dhe ndërtim
Dorina Kurtaj / SCAN Valët e të nxehtit ekstrem, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale, po shkaktojnë miliarda dëme që......

“Bomba” në themelet e ekonomisë globale - Borxhi i madh i akumuluar nga ekonomitë më të mëdha shkakton shqetësime
Dorina Kurtaj / SCAN Borxhi masiv i grumbulluar nga ekonomitë më të mëdha në botë po fillon të trondisë tregjet financiare ndërsa zgjedhjet turbullojnë......

Punësimi, 7 qarqe të Shqipërisë me fokus në bujqësi - Për gratë e Kukësit dhe Dibrës, shkalla zyrtare më e lartë se për burrat
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, mbi tregun e punës në Shqipëri për vitin 2023 rezulton se qarqet me shkallë punësimi më të......