Hartë strategjike për ndotjen akustike - Bashkia Tiranë, rreth 5 milionë lekë për pakësimin e nivelit të zhurmave

Ledina Elezi/SCAN
Bashkia Tiranë do të krijojë një hartë startegjike për zhurmat, e cila do të identifikojë zonat kryesore të qytetit që prodhojnë ndotje akustike. Sapo është hapur tenderi që synon të pakësojë ndotjen akustike në qytetin e Tiranës, përmes marrjes së masave të reja për reduktimin e zhurmës.
Rreth 5 milionë lekë do të shpenzohen nga Bashkia për krijimin e kësaj harte, e cila do të ndihmojë në përcaktimin e mënyrave të reja të shmangies së ndotjes akustike dhe do të minimizojë efektet e padëshiruara në shëndetin publik, shkaktuar nga ekspozimi karshi zhurmave.
Bashkia e Tiranës do të kryejë monitorime të vazhdueshme akustike, analizë të të dhënave mbi nivelet e zhurmës dhe më pas do të kryejë hartëzimin e këtyre të dhënave në formën e “heat-map”.
Monitorimi zhurmës do të kryhet në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë duke përfshirë intensitet më të lartë të pikave të monitoruara në zonat me densitet të lartë banimi dhe aktivitetesh, si dhe intensitet më të ulët në zonat periferike, rurale dhe zonat natyrore.
Ky investim parashikon krijimin e një sistemi ku operatorët dhe aktivitetet që gjenerojnë zhurmë, të jenë në përputhshmëri me standardet kombëtare të emetimit të zhurmës dhe sipas kushtëzimeve të vendosura në zonat përkatëse.
Harta do të shërbejë për shpalljen e zonave të qeta në mjedis të banuar ose në mjedis të hapur, si dhe vendosjen e kufizimeve per zhurmën në përputhje me nivelet e lejuara të zhurmave në mjedis sipas udhëzimit të Ministrit.
Sondazh

Tekstilet vijojnë të "dënojnë" eksportet. Ranë me 8.9% në Qershor. Ndikuan negativisht edhe ushqimet
Të dhënat e tregtisë së jashtme nuk befasojnë më edhe për muajin Qershor të këtij viti. Sipas publikimit të INSTAT, eksportet kanë vijuar rënien, edhe pse......

Marrëveshje 3 miliardë dollarë për zhvillimin e turizmit. Eagle Hills Properties marrëveshje me Ministrinë e Ndërmarrjeve të Indonezisë
Ministria e Ndërmarrjeve Shtetërore (SOEs) e Republikës së Indonezisë ka hyrë në një partneritet të rëndësishëm me Eagle Hills Properties për të nxitur dhe......

Turqi, 10% norma minimale e taksës së korporatës - Objektivi, përforcimi i fondeve shtetërore dhe goditja e ekonomisë “gri”
Dorina Kurtaj / SCAN Turqia do të vazhdojë me një rishikim të taksës së korporatave, duke përfshirë një normë minimale prej 10%, sepse aktorët politikë......

Lojërat olimpike, një fiasko financiare? - Përfitimet e pakta dhe dëmet nga eventet e anuluara
Dorina Kurtaj / SCAN Brenda më pak se dy javësh do të nisin Lojërat Olimpike të Parisit. Sipas planit, ky event duhet të nxisë në masë të madhe turizmin, të......

A do të ulet çmimi i karburanteve pas 9 Gushtit? - Mbyllet kontrata koncesionare e markimit, doganat marrin “nën kontroll” situatën
Elisabeta Dosku/ SCAN Nga data 9 Gusht, markimi dhe monitorimi i karburanteve do të kalojë totalisht nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të......

Pensione më të vogla për vite më të gjata pune - Mesatarja aktuale në sektorin privat të Greqisë është 750 euro
Dorina Kurtaj / SCAN Me të ardhura mesatare mujore prej 750 euro dhe në moshën 72.5 vjeç, adoleshentët e sotëm në Greqi do të dalin në pension sipas ligjit......

Miliarda dëme që nuk mbulohen nga sigurimet - Përshkallëzimi i kostos së nxehtësisë ekstreme në bujqësi dhe ndërtim
Dorina Kurtaj / SCAN Valët e të nxehtit ekstrem, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale, po shkaktojnë miliarda dëme që......

“Bomba” në themelet e ekonomisë globale - Borxhi i madh i akumuluar nga ekonomitë më të mëdha shkakton shqetësime
Dorina Kurtaj / SCAN Borxhi masiv i grumbulluar nga ekonomitë më të mëdha në botë po fillon të trondisë tregjet financiare ndërsa zgjedhjet turbullojnë......