Pagat dhe konsumi mbushin arkën e shtetit - 6-mujori, 227 milionë euro shtesë në buxhet

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 342.8 miliardë lekë në gjysmën e parë të viti, apo 102.5% e planit të së njëjtës periudhë. Referuar të dhënave paraprake fiskale të Ministrisë së Financave, krahasuar me 6 mujorin 2023, janë mbledhur rreth 22.85 miliardë lekë apo 227 milionë euro më shumë.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 109.9 miliardë lekë, me një rritje prej 7.1 miliardë lekësh krahasimisht me 6 mujorin 2023, duke tejkaluar planin për periudhën me 0.1%. Pavarësisht efekteve të kursit të këmbimit rritja e kërkesës për mallra ka bërë që peshën kryesore ta kenë të ardhurat nga TVSH në import, të cilat rezultojnë 75.3 miliardë lekë, apo 4.5 miliardë lekë shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare. Ndonëse në raport me planin regjistrohen në 0.7% më pak .
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 28.9 miliardë lekë, me rritje rreth 2.5 miliardë lekë nga viti i kaluar.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë afro 2.8% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tatimet udhëheqin këtë performancë, duke arkëtuar 187.5 miliardë lekë, apo 19.8 miliardë lekë më shumë se 6-mujori i vitit të kaluar. Po ashtu, administrata tatimore ka tejkaluar planin me 5.1 miliardë lekë.
Kontributin më të lartë e kanë të ardhurat mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat realizuan në masën 75.3 miliardë lekë, 9.1 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe realizim 102.5 % të planit për 6-mujorin 2024. Kjo performancë vjen si rrjedhojë e rritjes së pagave në sektorin publik dhe të rritjes së pagës minimale në shkallë vendi.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 27.5 miliardë lekë, 5.2 miliardë lek ose 23.1% më shumë se 6-mujori 2023, çka reflektojnë rritjen e konsumit në vend.
Tatimi mbi fitimin vijon të jetë më rënie me 3.6% në raport me 6-mujori 2023, për shkak të efektit të taksës së jashtëzakonshme të energjisë që u mblodh vitin e kaluar.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 32.2 miliardë lekë, 16% më shumë se 6-mujori 2023.
Taksat nacionale, rezultojnë me 13.2% më shumë se 6-mujori 2023.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 291.4 miliardë lekë me një realizim në masën 93.1 përqind të planit të periudhës.
Sondazh

Si ndikoi rënia e euros në tkurrjen e eksporteve?
Prej muajsh tashmë, kursi i këmbimit po përjeton luhatje të forta me një rënie të ndjeshme të valutave kryesore dhe mbiçmim të lekut. Por, çfarë pasojash ka......

Abuzimet me fondet e IPARD, Denaj: Më pak se 33 mln USD - Ministrja e Bujqësisë, në Kuvend: Po ndërmerret një audit i plotë për këtë çështje
Elisabeta Dosku/SCAN Pas pezullimit të fondeve të Bashkimit Evropian për fermerët dhe përfundimin e hetimeve nga OLAF, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj iu......

Bosnje Hercegovina, “besnike” ndaj produkteve shqiptare - Në gjashtë muajt e parë të vitit, eksportet ranë me 4 nga 5 vende të rajonit
Xhorxhina Deda/ SCAN Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Qershor të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, pëkatësisht me Serbinë, Kosovën,......

“Aeroporti i Vlorës dhe infrastruktura do ulin çmimet në jug” - Vathi: Do të sjellë më afër të huajt. Nevojitet rritja e shtretërve
Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri është shoqëruar me shtimin e çmimeve sidomos në jug të vendit. Besnik Vathi, turoperator, ka thënë për SCAN tv se......

Në 90% të profesioneve, burrat kanë pagë më të lartë - Por, gratë paguhen më shumë për pozicionet drejtuese
Armela Duka/ SCAN Sipas INSTAT, një punonjës në vend u pagua mesatarisht 70,539 lekë në muaj në vitin 2023, me një rritje nominale prej 14%. Megjithatë,......

Hartë strategjike për ndotjen akustike - Bashkia Tiranë, rreth 5 milionë lekë për pakësimin e nivelit të zhurmave
Ledina Elezi/SCAN Bashkia Tiranë do të krijojë një hartë startegjike për zhurmat, e cila do të identifikojë zonat kryesore të qytetit që prodhojnë ndotje......

Tekstilet vijojnë të "dënojnë" eksportet. Ranë me 8.9% në Qershor. Ndikuan negativisht edhe ushqimet
Të dhënat e tregtisë së jashtme nuk befasojnë më edhe për muajin Qershor të këtij viti. Sipas publikimit të INSTAT, eksportet kanë vijuar rënien, edhe pse......

Marrëveshje 3 miliardë dollarë për zhvillimin e turizmit. Eagle Hills Properties marrëveshje me Ministrinë e Ndërmarrjeve të Indonezisë
Ministria e Ndërmarrjeve Shtetërore (SOEs) e Republikës së Indonezisë ka hyrë në një partneritet të rëndësishëm me Eagle Hills Properties për të nxitur dhe......