Reduktohet koha e rimbursimit të TVSH-së. Stoku i prapambetur rezulton 0 në fund të 6-mujorit 2024

Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e mëtejshme të kohës mesatare të rimbursimit të TVSH-së për bizneset, e cila në 6-mujorin e vitit 2024 raportohet të jetë mesatarisht 35 ditë.
Gjithashtu, stoku i detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së rezulton 0 në fund të 6-mujorit të këtij viti, ashtu siç ishte edhe në fund të vitit 2023.
Koha mesatare e procesimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm, ndërkohë që në vitin 2019 koha e rimbursimit arrinte deri në 160 ditë, duke sjellë për pasojë edhe stok të detyrimeve të prapambetura sa i përket rimbursimit të TVSH-së.
Sipas të dhënave të tatimeve, gjatë 6-mujorit të parë 2024 ka patur 1367 kërkesa për rimbursim të TVSH-së, nga të cilat janë miratuar 816 kërkesa.
Administrata Tatimore ka një sistem të dedikuar elektronik aplikimi që nga viti 2022 sa i përket rimbursimit të TVSH-së dhe në të gjitha rastet kur bizneset nuk i nënshtrohen kontrolleve të thelluara, ata përfitojnë brenda afateve të reduktuara rimbursimin e TVSH-së.
Sipas të dhënave, rimbursimet për periudhën 6-mujore 2024 janë 13.3 miliardë lekë, ose 4.1 miliardë lekë më shumë se 6-mujori 2023.
SCAN
Sondazh

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri
Pas përmbylljes së ankandit, është firmosur marrëveshja me kompaninë austriake Verbund AG për ndërtimin e parkut të parë eolik. Lajmi është bërë i ditur nga......

Tapia për shtëpitë, hapat dhe dokumentet që duhen - Skema e re për legalizimin e mbi 136 mijë ndërtimeve që janë në proces. Roli i bashkive
Ada Hazizolli/ SCAN Prej muajit shtator do të nisë një fazë e re për të gjitha ndërtimet informale, të cilat janë në proces për të marrë tapinë. Me......

Rivlerësimi 5%, Pipiria: Në pritje 4.5 milionë prona - “ASHK të rrisë kapacitetet, si dhe të ketë formulë aplikimi që të vijojë procesi”
Diamila Leka/ SCAN Kryeministri Rama deklaroi që fushata e fundit e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të jetë 5%. Ndërkohë Drejtori i Shoqatës së......

Pagat dhe konsumi mbushin arkën e shtetit - 6-mujori, 227 milionë euro shtesë në buxhet
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 342.8 miliardë lekë në gjysmën e parë të viti, apo 102.5% e planit të së njëjtës periudhë. Referuar të dhënave paraprake fiskale......

Si ndikoi rënia e euros në tkurrjen e eksporteve?
Prej muajsh tashmë, kursi i këmbimit po përjeton luhatje të forta me një rënie të ndjeshme të valutave kryesore dhe mbiçmim të lekut. Por, çfarë pasojash ka......

Abuzimet me fondet e IPARD, Denaj: Më pak se 33 mln USD - Ministrja e Bujqësisë, në Kuvend: Po ndërmerret një audit i plotë për këtë çështje
Elisabeta Dosku/SCAN Pas pezullimit të fondeve të Bashkimit Evropian për fermerët dhe përfundimin e hetimeve nga OLAF, Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj iu......

Bosnje Hercegovina, “besnike” ndaj produkteve shqiptare - Në gjashtë muajt e parë të vitit, eksportet ranë me 4 nga 5 vende të rajonit
Xhorxhina Deda/ SCAN Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Qershor të këtij viti, Shqipëria realizoi me vendet e rajonit, pëkatësisht me Serbinë, Kosovën,......

“Aeroporti i Vlorës dhe infrastruktura do ulin çmimet në jug” - Vathi: Do të sjellë më afër të huajt. Nevojitet rritja e shtretërve
Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri është shoqëruar me shtimin e çmimeve sidomos në jug të vendit. Besnik Vathi, turoperator, ka thënë për SCAN tv se......