A do të bien çmimet për pijet alkoolike dhe duhanin? Mete: Do ulim koston e pullave fiskale për bizneset. Koncesioni ishte i kushtueshëm

Mallrat e pajisura me pullë fiskale siç janë pijet alkoolike dhe produktet e duhanit, pritet të kushtojnë më lirë për qytetarët shqiptarë. Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për ndryshime në ligjin e akcizave, ku është vendosur që të mbyllet kontrata me kompaninë koncesionare që ofronte këtë shërbim dhe t’i besohet një person juridik publik. Ministri i Financave, Ervin Mete ka sqaruar se ky koncesion ka qenë i kushtueshëm dhe do të rishikohet kosto e pullave fiskale për bizneset.
“Në vlerësimin tonë kjo ka qenë një kontratë e kushtueshme për bizneset dhe besojmë se duhet të jetë me një çmim pullash më të ulët nga ky që aplikohet sot. Do të ketë një analizë e kujdesshme, por mund ta shpreh që ka qenë koncesion i kushtueshëm” deklaroi Mete.
Deputetët kanë sugjeruar që të aplikohen pulla digjitale, të cilat ulin ndjeshëm kostot për bizneset. Në përgjigjen e tij, Ministri Mete theksoi se edhe kjo është një alternativë që do të shqyrtohet.
“A ka alternativa të tjera se si mund të realizohen me pullë dixhitale në të ardhmen? Po ka dhe do të vlerësohen, por sot që flasim jemi të kushtëzuar nga një kontratë koncesionare. Ka parashikime se çfarë duhet të dorëzohet. Ky proces i marrjes në dorëzim kërkon vëmendjen e duhur, po ndiqet nga një grup i gjerë në mënyrë që edhe çështje të mundshme që mund të lindin nga ky proces mund të trajtohen në mënyrën e duhur” deklaroi Mete.
Aktualisht çmimi i aplikuar që i paguhet kompanisë koncesionare “Sicpa Security Solutions” Albania, sh.p.k, për produktet duhanit është 20 euro/1 mijë copë, duke përjashtuar këtu TVSH-në dhe taksat e tjetra. Për alkoolin, pulla e akcizës kushton 32 euro për 1 mijë copë dhe për birrën 22 euro për 1 mijë copë.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Pronat, edhe 5 muaj kohë për dosjet pa vendim. Në fund të dhjetorit skadon afati 2-vjeçar për trajtimin e mbi 7 mijë kërkesave
Vetëm pak muaj kanë mbetur për shqyrtimin e dosjeve pa vendim, duke qenë se në fund të dhjetorit skadon edhe afati ligjor për trajtimin e tyre. Me rihapjen e......

Rivlerësimi i pronave 5%, dy mënyrat e përfitimit. Demirxhiu: Zhbllokohet tregu, ulet barra fiskale për qytetarët
Rivlerësimi i pronave, i cili do të jetë në masën 5%, është një hap pozitiv dhe do të sjellë zhbllokim të tregut të pasurive të paluajtshme. Kështu ka thënë......

Aeroporti i Rinasit nuk preket nga blackout-i botëror. Por mund të ketë vonesa në orët në vijim nga aeroportet e tjera
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka dalë me një reagim mbi situatën e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në......

Turqia u pasurua me 157% vitin e kaluar. Por, askush nuk po feston fenomenin në vend
Banorët e një vendi me inflacion galopant janë bërë më të pasur se çdo popull tjetër vitin e fundit dhe me një diferencë të madhe. Sipas edicionit të këtij......

Rritet kërkesa botërore për energji. Termocentralet e qymyrit pritet të jenë më aktive këtë vit
Kërkesa globale për energji elektrike do të rritet me ritmin e saj më të shpejtë në gati 20 vjet këtë vit, e nxitur nga kërkesa në rritje për ajër të......

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë? Parashikimi i një date të saktë dhe stuhitë që do të pasojnë
Vapa ekstreme që ka prekur shumë vende jugore dhe lindore këtë muaj është shkaktuar pjesërisht nga një valë ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut. Shumë njerëz......

Shkeljet e punonjësve, 473 milionë lekë dëm në buxhet. Raporti i auditimit/ Cilat janë fushat me problematikat më të mëdha?
Auditimi i ndërmarrë nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë e Financave në institucionet publike, ka konstatuar shkelje të......

Dyshimet e para/ Çfarë po e shkakton ‘blackout-in’ e sistemeve informatike në gjithë botën!
E gjithë bota është përballur sot me probleme teknike, si rrjedhojë e asaj që duket se është një keqfunksionim global i sistemeve informatike. Media si BBC,......