Propozimet/ Rivlerësimi i pasurive të bëhet me më pak se 5% . Projektligji diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, sugjerohet shtyrje afatesh

Projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për qytetarët dhe bizneset me një normë më të ulët tatimore nga sa është përcaktuar në ligj, është prezantuar dhe diskutuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
“Në bazë të kontekstit të ri të çmimit të referencave që kanë ndryshuar në Tiranë dhe hartës së re të referencave që do të jetë efektive nga mesi i shtatorit, ndërmerret kjo iniciativë për të rivlerësuar pasurinë e tyre me qëllim formalizmin e vlerave të pasurive të paluajtshme” deklaroi deputetja e PS Blerina Gjylameti.
Deputetët e komisionit kanë dhënë sugjerime sa i takon afatit, ku propozohet të shtyhet deri në fund të vitit të ardhshëm, pronave që duhet të rivlerësohen dhe përqindjes që do të aplikohet.
“Njerëzit me 5% do tkurren, propozoj të jetë me 3 %. Do sjellë më shumë të ardhura në buxhet” deklaroi deputeti i PS Frrok Gjini.
“Afati te shtyhet deri në fund të 2025. Shikoni mos e zbresim tarifën deri në 2%” deklaroi deputeti i PD Edmond Spaho.
“S’mund te vlerësojmë prona qe janë ne proces legalizimi, pasi ata nuk janë pronare. Duhet te jenë individë që kanë kyer legalizimin dhe janë në proces regjistrimi. Ata që kanë kontrata porosie duhet ta kenë paguar gjithë kontratën. Që të jenë posedues të pronës. Taksa të jetë 4%” deklaroi deputeti i PS Vullnet Sinaj.
Ministri i Financave Ervin Mete sqaroi procedurën që do të ndiqet për të miratuar këtë projektligj, duke thënë se në parim rivlerësimi do të mbetet në normën 5%.
“Si procedurë pr.ligj vjen në Këshillin e Ministrave , Këshlli i Ministrave merr mendim nga një sërë institucionesh dhe më pas merr vendim. Këshilli i Ministrave do kthejë një përgj të unifikuar përfshirë dhe aspektet teknike për objektet që janë në legalizim apo kontrata sipërmarrjeje. Në parim qëndrimi u dha dje nga kryeministri, sa i takon tekstit, duhet që institucionet kompetente të shprehen për zbatimin e atyre dispozitave” deklaroi ministri i Financave Ervin Mete.
Sipas propozimit aktual ligjit parashikohet të hyjë në fuqi datën 1 shtator 2024 dhe të ketë afat deri më 30 shtator 2025. Këshilli i Ministrave ka një afat 30 ditor për të kthyer përgjigje përfundimtare për normën e rivlerësimit dhe shtrirjen në kohë.
Sondazh

A do të bien çmimet për pijet alkoolike dhe duhanin? Mete: Do ulim koston e pullave fiskale për bizneset. Koncesioni ishte i kushtueshëm
Mallrat e pajisura me pullë fiskale siç janë pijet alkoolike dhe produktet e duhanit, pritet të kushtojnë më lirë për qytetarët shqiptarë. Komisioni......

Pronat, edhe 5 muaj kohë për dosjet pa vendim. Në fund të dhjetorit skadon afati 2-vjeçar për trajtimin e mbi 7 mijë kërkesave
Vetëm pak muaj kanë mbetur për shqyrtimin e dosjeve pa vendim, duke qenë se në fund të dhjetorit skadon edhe afati ligjor për trajtimin e tyre. Me rihapjen e......

Rivlerësimi i pronave 5%, dy mënyrat e përfitimit. Demirxhiu: Zhbllokohet tregu, ulet barra fiskale për qytetarët
Rivlerësimi i pronave, i cili do të jetë në masën 5%, është një hap pozitiv dhe do të sjellë zhbllokim të tregut të pasurive të paluajtshme. Kështu ka thënë......

Aeroporti i Rinasit nuk preket nga blackout-i botëror. Por mund të ketë vonesa në orët në vijim nga aeroportet e tjera
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka dalë me një reagim mbi situatën e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në......

Turqia u pasurua me 157% vitin e kaluar. Por, askush nuk po feston fenomenin në vend
Banorët e një vendi me inflacion galopant janë bërë më të pasur se çdo popull tjetër vitin e fundit dhe me një diferencë të madhe. Sipas edicionit të këtij......

Rritet kërkesa botërore për energji. Termocentralet e qymyrit pritet të jenë më aktive këtë vit
Kërkesa globale për energji elektrike do të rritet me ritmin e saj më të shpejtë në gati 20 vjet këtë vit, e nxitur nga kërkesa në rritje për ajër të......

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë? Parashikimi i një date të saktë dhe stuhitë që do të pasojnë
Vapa ekstreme që ka prekur shumë vende jugore dhe lindore këtë muaj është shkaktuar pjesërisht nga një valë ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut. Shumë njerëz......

Shkeljet e punonjësve, 473 milionë lekë dëm në buxhet. Raporti i auditimit/ Cilat janë fushat me problematikat më të mëdha?
Auditimi i ndërmarrë nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë e Financave në institucionet publike, ka konstatuar shkelje të......