Kampingu, preferenca e re e akomodimit. Në Maj, numri i vizitorëve në hapësirat për kampingje pati rritjen më të lartë

Shifrat e strukturave akomoduese për muajin Maj të këtij viti, të publikuara nga “INSTAT”, paraqesin të njëjtin trend të muajt e kaluar, megjithatë ka zhvillime interesante sa i përket indikatorëve të ndryshëm. Të dhënat reflektojnë rritje si të numrit të vizitorëve, ashtu edhe të netë qëndrimeve, por cilin rajon preferuan më shumë vizitorët dhe ku zgjodhën të akomodohen.
Nga një analizë e shifrave të “Scan Intel”, rezulton se në muajin Maj të këtij viti, rajoni i preferuar i turistëve ka qenë qendra, duke shënuar jo vetëm numrin më të lartë, por edhe rritjen më të madhe, me 68.6%. Edhe nëse i referohemi vetëm turistëve të huaj që u akomoduan në vendin tonë në muajin Maj, tendenca është e njejtë.
Por çfarë thonë shifrat sa i përket zonës? Zonat jo bregdetare duket se kanë qenë më të preferuarat në Maj, duke shënaur rritjen më të lartë. Sa i përket strukturave akomoduese, shohim se rritja më e madhe e vizitorëve gjithsej vihet re në hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi, edhe pse hotelet kanë numrin më lartë të vizitorëve. Nëse analizojmë vetëm vizitorët e huaj shohim se rritja më e madhe e tyre regjistrohet në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra”.
Theksojmë se numri i vizitorëve në maj të këtij viti regjistrohet në 244,059 duke shënuar një rritje prej 45.8%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Nëse i analizojmë sipas tipologjisë vihet re se rritjen më të madhe e kanë regjistruar turistët e huaj me 63% dhe në numër janë rreth 177 mijë.
Le të analizojmë të dhënat sa i përket netëve të qëndrimit po për të njejtën periudhë. Sërish dominon rajoni i qendrës me numrin më të lartë, por ajo që bie në sy është rritja më e madhe e numrit të netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj në rajonin e veriut, me 87%.
Por në cilat struktuara u rritën më shumë netë qëndrimet gjithsej? Sërish gjejmë kampingjet dhe rulotat. Ajo që vihet re nga të dhënat është preferencë në rritje e lloji të akomodimit, sidomos nga të huajt. Në muajin Maj u regjistruan gjithsej rreth 510 mijë netë qëndrime gjithsej, duke u rritur me 30.9%. Netë qëndrimet nga të huajt u rritën me 47%, ndërsa nga vendasit ranë me rreth 2%.
Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin Maj të këtij viti kanë një peshë prej 73.2% ndaj totalit dhe janë kryesisht nga Kosova me 14.1%, Italia me 10%, Gjermania me 6.4%, Polonia me 7.1% dhe Mbretëria e Bashkuar me 4.4%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Mikrokreditë, sekuestrohen MCA dhe Final. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës, pas mashtrimit të dy shoqërive tregtare
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi kuotat dhe......

Propozimet/ Rivlerësimi i pasurive të bëhet me më pak se 5% . Projektligji diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, sugjerohet shtyrje afatesh
Projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për qytetarët dhe bizneset me një normë më të ulët tatimore nga sa është përcaktuar në ligj, është......

A do të bien çmimet për pijet alkoolike dhe duhanin? Mete: Do ulim koston e pullave fiskale për bizneset. Koncesioni ishte i kushtueshëm
Mallrat e pajisura me pullë fiskale siç janë pijet alkoolike dhe produktet e duhanit, pritet të kushtojnë më lirë për qytetarët shqiptarë. Komisioni......

Pronat, edhe 5 muaj kohë për dosjet pa vendim. Në fund të dhjetorit skadon afati 2-vjeçar për trajtimin e mbi 7 mijë kërkesave
Vetëm pak muaj kanë mbetur për shqyrtimin e dosjeve pa vendim, duke qenë se në fund të dhjetorit skadon edhe afati ligjor për trajtimin e tyre. Me rihapjen e......

Rivlerësimi i pronave 5%, dy mënyrat e përfitimit. Demirxhiu: Zhbllokohet tregu, ulet barra fiskale për qytetarët
Rivlerësimi i pronave, i cili do të jetë në masën 5%, është një hap pozitiv dhe do të sjellë zhbllokim të tregut të pasurive të paluajtshme. Kështu ka thënë......

Aeroporti i Rinasit nuk preket nga blackout-i botëror. Por mund të ketë vonesa në orët në vijim nga aeroportet e tjera
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka dalë me një reagim mbi situatën e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në......

Turqia u pasurua me 157% vitin e kaluar. Por, askush nuk po feston fenomenin në vend
Banorët e një vendi me inflacion galopant janë bërë më të pasur se çdo popull tjetër vitin e fundit dhe me një diferencë të madhe. Sipas edicionit të këtij......

Rritet kërkesa botërore për energji. Termocentralet e qymyrit pritet të jenë më aktive këtë vit
Kërkesa globale për energji elektrike do të rritet me ritmin e saj më të shpejtë në gati 20 vjet këtë vit, e nxitur nga kërkesa në rritje për ajër të......