Mikrokreditë, sekuestrohen MCA dhe Final. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës, pas mashtrimit të dy shoqërive tregtare

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi kuotat dhe asetet/aktivet të shoqërive Micro Credit Albania dhe Final.
Sipas organit të akuzës, nga hetimet, rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, duke pasur që në fillim të ushtrimit të aktivitetet të tyre (aktivitetit të blerjes dhe mbledhjes së kredive të këqija) mendimin unik kriminal, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.
Shoqëritë dhe personat nën hetim në mënyrë abuzive kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj).
Këto shoqëri kanë përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefona të vazhdueshme( dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive, si dhe gënjeshtrën që konsistonte në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, shoqëritë e mësipërme kanë sekuestruar llogaritë bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor, kanë kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur; dhe kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA, pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.
Organi i akuzës thekson se të gjitha veprimet e sipërcituara janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.
Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në dhjetra milionë euro sipas mënyrës së sipërcituar, para’ dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera.
Në lidhje me mashtrimin me mikrokreditë, janë në arrest shtëpie 4 persona, në burg 4 persona dhe një në kërkim.
Rreth dy muaj më parë Banka e Shqipërisë u revokoi licencat dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht shoqërisë “Final” dhe shoqërisë “Micro Credit Albania”.
Dorina Koca/SCAN
Sondazh

Propozimet/ Rivlerësimi i pasurive të bëhet me më pak se 5% . Projektligji diskutohet në Komisionin e Ekonomisë, sugjerohet shtyrje afatesh
Projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme për qytetarët dhe bizneset me një normë më të ulët tatimore nga sa është përcaktuar në ligj, është......

A do të bien çmimet për pijet alkoolike dhe duhanin? Mete: Do ulim koston e pullave fiskale për bizneset. Koncesioni ishte i kushtueshëm
Mallrat e pajisura me pullë fiskale siç janë pijet alkoolike dhe produktet e duhanit, pritet të kushtojnë më lirë për qytetarët shqiptarë. Komisioni......

Pronat, edhe 5 muaj kohë për dosjet pa vendim. Në fund të dhjetorit skadon afati 2-vjeçar për trajtimin e mbi 7 mijë kërkesave
Vetëm pak muaj kanë mbetur për shqyrtimin e dosjeve pa vendim, duke qenë se në fund të dhjetorit skadon edhe afati ligjor për trajtimin e tyre. Me rihapjen e......

Rivlerësimi i pronave 5%, dy mënyrat e përfitimit. Demirxhiu: Zhbllokohet tregu, ulet barra fiskale për qytetarët
Rivlerësimi i pronave, i cili do të jetë në masën 5%, është një hap pozitiv dhe do të sjellë zhbllokim të tregut të pasurive të paluajtshme. Kështu ka thënë......

Aeroporti i Rinasit nuk preket nga blackout-i botëror. Por mund të ketë vonesa në orët në vijim nga aeroportet e tjera
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka dalë me një reagim mbi situatën e krijuar mëngjesin e sotëm nga ndërprerja e funksionimit të sistemeve kompjuterike, në......

Turqia u pasurua me 157% vitin e kaluar. Por, askush nuk po feston fenomenin në vend
Banorët e një vendi me inflacion galopant janë bërë më të pasur se çdo popull tjetër vitin e fundit dhe me një diferencë të madhe. Sipas edicionit të këtij......

Rritet kërkesa botërore për energji. Termocentralet e qymyrit pritet të jenë më aktive këtë vit
Kërkesa globale për energji elektrike do të rritet me ritmin e saj më të shpejtë në gati 20 vjet këtë vit, e nxitur nga kërkesa në rritje për ajër të......

Kur do të përfundojë vala e të nxehtit në Europë? Parashikimi i një date të saktë dhe stuhitë që do të pasojnë
Vapa ekstreme që ka prekur shumë vende jugore dhe lindore këtë muaj është shkaktuar pjesërisht nga një valë ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut. Shumë njerëz......