Më vështirë të marrësh hua për banesa - Shtrëngohen kriteret edhe për kredinë konsumatore. Bankat perceptuan më shumë rrezik

Dorian Koça/ SCAN
Të marrësh kredi bankare për të blerë një banesë është bërë disi më e vështirë, ndërsa e njëjta ecuri duket se do të vijojë edhe më tej gjatë vitit. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues në tremujorin e dytë të vitit theksohet se, standardet e hadhënies për individët u shtrënguan disi, të diktuara vetëm nga një bankë e vetme e sistemit. Shtrëngimi i standardeve u raportua si në kreditë konsumatore, ashtu edhe në ato për blerjen e banesave.
Sipas Bankës Qendrore, faktorët me ndikim në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për individët u raportuan perceptimi i rrezikut mbi aftësinë paguese të kredimarrësit, mbi zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, si edhe kostot e kufizimet nga pozicioni i likuiditetit të bankave. Nga ana tjetër, trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar vijon të ndikojë në kahun lehtësues të standardeve të kreditimit për individët.
Standardet e kreditimit për individët priten të mbeten të shtrënguara edhe në tremujorin e tretë të vitit 2024, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato për financimin e konsumit.
Sa i përket kushteve dhe termave të përgjithshëm për kreditë akorduar individëve, ato mbetën të pandryshuara në tërësi në tremujorin e dytë. Kushtet e termat e kreditimit në blerjen e banesave u raportuan lehtësisht të shtrënguara, ndërsa ato në financimin e konsumit u raportuan të lehtësuara. Në kahun lehtësues u raportua shtimi i madhësisë së kredisë. Në të kundërt, marzhet më të larta të përcaktuara prej bankave dhe kërkesat më të larta për kolateral (në kreditë për blerjen e banesave) patën ndikim shtrëngues në kushtet e termat e kreditimit për individët.
Faktori që ndikoi në kahun lehtësues të kushteve e termave të kreditimit për individët ishte shtimi i konkurrencës në sistem bankar. Në kahun shtrëngues të kushteve e termave të kreditimit për individët u raportua perceptimi i rrezikut.
Shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua në rritje në tremujorin e dytë të vitit 2024. Raporti më i ulët i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit pothuajse nga të gjithë treguesit e lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit, me kornizën e politikave të bankave, si edhe me historikun e kreditit. I vetmi faktor që ndikoi në kahun e kundërt me to u raportua mungesa e dokumentacionit në momentin e aplikimit për kredi nga ana e individëve.
Kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e lartë në tremujorin e dytë, kryesisht me qëllim blerjen e banesave. Kërkesa më e lartë për financimin e konsumit dhe ajo për financimin në blerjen e banesave ishin faktorët kryesorë që sollën rritjen e kërkesës për kredi në këtë tremujor. Në drejtim të kundërt me to ndikuan niveli i përgjithshëm i normave të interesit, përdorimi i burimeve alternative të financimit, besimi konsumator dhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave.
Sondazh

Demografia “godet” më fort Europën Jugore - Italia, Portugalia, Greqia dhe Spanja, në situatën më të keqe
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas analizave dhe të dhënave më të fundit të UBS-së, Europa po përjeton një ndryshim demografik dramatik. Deri në vitin 2050......

Qershor, 1 milion makina të reja në BE - Një rritje e regjistrimeve prej 4.3 % në bazë vjetore
Dorina Kurtaj / SCAN Në vendet e Bashkimit Europian, në qershor janë regjistruar 1.089.925 makina të reja, që është 4.3 % më shumë në krahasim me të njëjtin......

Shqipëria, kampione në digjitalizimin e shërbimeve publike. E para në rajon me 1237 shërbime të ofruara online për qytetarët dhe bizneset
Shqipëria mban vendin e parë në rajon sa i takon numrit të lartë të shërbimeve publike që ofrohen përmes platformës digjitale qeveritare e-Albania. Sipas......

Arsimi profesional, gati pilotimi i sistemit dual. Rama: Bizneset do të paguajnë një përqindje për trajnimin e nxënësve
https://www.youtube.com/watch?v=CAHQ901zcUc Në shtator pritet të nisë pilotimi i sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional, i cili do......

Nis nga puna DRSHTRR Mat, Balluku: Afrojmë shërbimet më pranë qytetarëve
https://www.youtube.com/watch?v=UwrSc83L40s Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat ka nisur nga puna duke ofruar shërbim për të gjithë......

Galeria by TEG, një eksperiencë turizmi ndryshe për jugun. E vetmja qendër tregtare në të gjithë rivierën shqiptare
https://www.youtube.com/watch?v=bgVzqEfIlgc Turizmi në jug këtë vit, ofron një eksperiencë ndryshe për pushuesit dhe banorët e përheshëm të zonës. Për herë......

Kampingu, preferenca e re e akomodimit. Në Maj, numri i vizitorëve në hapësirat për kampingje pati rritjen më të lartë
Shifrat e strukturave akomoduese për muajin Maj të këtij viti, të publikuara nga “INSTAT”, paraqesin të njëjtin trend të muajt e kaluar, megjithatë ka......

Mikrokreditë, sekuestrohen MCA dhe Final. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës, pas mashtrimit të dy shoqërive tregtare
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive mbi kuotat dhe......