Shqipëria Postuar më 19 Korrik 2024, 18:25

Arsimi profesional, gati pilotimi i sistemit dual. Rama: Bizneset do të paguajnë një përqindje për trajnimin e nxënësve

Nga SCAN TV
Arsimi profesional, gati pilotimi i sistemit dual. Rama: Bizneset do të

https://www.youtube.com/watch?v=CAHQ901zcUc

 

Në shtator pritet të nisë pilotimi i sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional, i cili do të bëjë të mundur që të rinjtë e përfshirë në një program profesional, të kryejnë 3 ditë në javë praktikën pranë një biznesi dhe vetëm dy ditë mësim teorik pranë shkollës profesionale. Këta të rinj nuk do të konsideron më vetëm si nxënës, por si nxënës-punonjës, ku angazhimi i tyre 18 orë në javë pranë një biznesi, do të paguhet me një shumë monetare sa paga minimale.

Në një takim të zhvilluar me përfaqësues nga biznesi, ekspertë dhe drejtuesit e shkollave profesionale, kryeministri Edi Rama theksoi që do të krijohet Fondi Kombëtar i Aftësimit, ku çdo biznes do të kontribuojë me një përqindje të caktuar për trajnimin e këtyre të rinjve.

Ndërkohë, Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, deklaroi se për cdo grup nxënësish do të caktohet një mentor nga bizneset dhe një kujdestar nga institucionet arsimore.

Synimi i këtij projekti është që praktika e nxënësve të mos bëhet më në ambientet e shkollës, por në ambientet e punës. Kryeministri Edi Rama njoftoi se ata biznese që do të përfshihen në zbatimin e këtij sistemi, duhet që të ofrojnë një hapësirë të dedikuar për mësimin e nxënësve. Gjatë pilotimit të këtij projekti do të përfshihen 8 bashki, 20 shkolla të arsimit professional dhe mbi 100 biznese.

Ledina Elezi/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat