Hapet thirrja për financimin e bizneseve - Financim deri në 2.5 mln lekë për inovacionin, start-up-et deri tek artizanati

Elisabeta Dosku/ SCAN
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin 2024. Kjo thirrje mbështet zhvillimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme që ushtojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.
Drejtimet e Thirrjes për mbështetjen financiare nga Programi “Mbështje për Zhvillimin e Biznesit” janë disa. Konkretisht do të jepet mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve, me vlerë financimit deri në 2.5 milionë lekë dhe mbulim kostosh 100%. Kostot e mbulueshme janë Certifikimi i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë dhe konsulencën përkatëse); Pjesëmarrje në trajnime për rritje kapacitetesh; Pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare me stenda të gatshme; Promovimi i markës përmes digjitalizimit; Krijimi dhe ndërtimi i aplikacioneve dhe/ose platformave për e-Commerce; Përgatitje të materialeve promovuese (jo më shumë se 20% e vlerës totale të projektit).
Skema e dytë ofron mbështetje financiare për investime. Ku përfishen projekte për inovacionin me vlerë financimi deri në 1 milionë lekë, mbulimi i kostove 100%. kostot e mbulueshme janë Zhvillim/përmirësim teknologjik i produktit; Blerje aplikacioni për shërbim klienti apo menaxhim të dhënash; Blerje aplikacionesh dhe/ose programe apo paketa të ndryshme kompjuterike
Projekte për konkurrueshmërinë me vlerë financimi deri në 1,5 milionë lekë, mbulimi i kostove 100%. Kostot e mbulueshme lidhet me blerjen makinerive dhe/ose pajisjeve të punës që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit
Projekte për start-up me vlerë financimit deri në 800 mijë lekë, mbulimi i kostove 100% . Kostot e mbulueshme janë Blerje e makinerive dhe/ose pajisjeve të punës; Blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce.
Projekte për artizanin, me vlerë financimit deri në 800 mijë lekë, mbulimi i kostove 100% . Kostot e mbulueshme përfshin Blerje të makinerive dhe/ose pajisjeve të punës tradicionale dhe/ose teknologjike; Blerje të aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce
Thirrja për projekt-propozime do të qëndrojë e hapur deri më datën 11 Gusht 2024.. Aplikantët do të paraqesin vetëm një projekt – propozim në një nga drejtimet e thirrjeve përmes adresës adresës elektronike: [email protected]
Sondazh

Bizneset, afat deri më 31 korrik për pasqyrat financiare - QKB: Bëni deklarimet, në të kundërt do të gjobiteni
Elisabeta Dosku/ SCAN Bizneset kanë afat më pak se dy javë për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi......

Rritet përpunimi i mallrave në portin e Durrësit - 21% më shumë njësi konteinerike u përpunuan në gjysmën e parë të vitit
Dorian Koça/ SCAN Rritet volumi i përpunimit të mallrave në Portin detar të Durrësit. Në gjysmën e parë të vitit u përpunuan 21% më shumë njësi konteinerike......

Britania miraton mishin e kultivuar për konsum - Pula sintetike do të jetë në supermarkete në fund të këtij viti
Dorina Kurtaj / SCAN Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë ‘po’ mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për......

Kërkesë e lartë për kredi nga bizneset e mëdha - Vrojtimi i BSH/ Bankat miratuan më tepër hua në tremujorin e dytë të këtij viti
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kanë kërkuar më tepër kredi në tremujorin e dytë të këtij viti. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton një rritje e......

Më vështirë të marrësh hua për banesa - Shtrëngohen kriteret edhe për kredinë konsumatore. Bankat perceptuan më shumë rrezik
Dorian Koça/ SCAN Të marrësh kredi bankare për të blerë një banesë është bërë disi më e vështirë, ndërsa e njëjta ecuri duket se do të vijojë edhe më tej......

Demografia “godet” më fort Europën Jugore - Italia, Portugalia, Greqia dhe Spanja, në situatën më të keqe
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas analizave dhe të dhënave më të fundit të UBS-së, Europa po përjeton një ndryshim demografik dramatik. Deri në vitin 2050......

Qershor, 1 milion makina të reja në BE - Një rritje e regjistrimeve prej 4.3 % në bazë vjetore
Dorina Kurtaj / SCAN Në vendet e Bashkimit Europian, në qershor janë regjistruar 1.089.925 makina të reja, që është 4.3 % më shumë në krahasim me të njëjtin......

Shqipëria, kampione në digjitalizimin e shërbimeve publike. E para në rajon me 1237 shërbime të ofruara online për qytetarët dhe bizneset
Shqipëria mban vendin e parë në rajon sa i takon numrit të lartë të shërbimeve publike që ofrohen përmes platformës digjitale qeveritare e-Albania. Sipas......