Bizneset, afat deri më 31 korrik për pasqyrat financiare - QKB: Bëni deklarimet, në të kundërt do të gjobiteni

Elisabeta Dosku/ SCAN
Bizneset kanë afat më pak se dy javë për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bën me dije se “brenda datës 31 Korrik 2024, të gjitha subjektet konform ligjit duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme, në rastet kur mbajtja e tyre është detyrim: Pasqyrat financiare vjetore; Raportin e ecurisë së veprimtarisë; dhe Raportin e auditimit.
Qendra Kombëtare e Biznesit thekson se “pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre”. Dorëzimi i tyre mund të behet përmes shërbimit online “ Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)’’ në e-albania.
Sipas legjislacionit ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë.
Referuar legjislacionit, kundërvajtja administrative e aplikuar në këtë rast ka një vlerë me 15 000 lekë. Me të njëjtën vlerë dënohet edhe deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale.
Sondazh

Rritet përpunimi i mallrave në portin e Durrësit - 21% më shumë njësi konteinerike u përpunuan në gjysmën e parë të vitit
Dorian Koça/ SCAN Rritet volumi i përpunimit të mallrave në Portin detar të Durrësit. Në gjysmën e parë të vitit u përpunuan 21% më shumë njësi konteinerike......

Britania miraton mishin e kultivuar për konsum - Pula sintetike do të jetë në supermarkete në fund të këtij viti
Dorina Kurtaj / SCAN Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë ‘po’ mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për......

Kërkesë e lartë për kredi nga bizneset e mëdha - Vrojtimi i BSH/ Bankat miratuan më tepër hua në tremujorin e dytë të këtij viti
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kanë kërkuar më tepër kredi në tremujorin e dytë të këtij viti. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton një rritje e......

Më vështirë të marrësh hua për banesa - Shtrëngohen kriteret edhe për kredinë konsumatore. Bankat perceptuan më shumë rrezik
Dorian Koça/ SCAN Të marrësh kredi bankare për të blerë një banesë është bërë disi më e vështirë, ndërsa e njëjta ecuri duket se do të vijojë edhe më tej......

Demografia “godet” më fort Europën Jugore - Italia, Portugalia, Greqia dhe Spanja, në situatën më të keqe
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas analizave dhe të dhënave më të fundit të UBS-së, Europa po përjeton një ndryshim demografik dramatik. Deri në vitin 2050......

Qershor, 1 milion makina të reja në BE - Një rritje e regjistrimeve prej 4.3 % në bazë vjetore
Dorina Kurtaj / SCAN Në vendet e Bashkimit Europian, në qershor janë regjistruar 1.089.925 makina të reja, që është 4.3 % më shumë në krahasim me të njëjtin......

Shqipëria, kampione në digjitalizimin e shërbimeve publike. E para në rajon me 1237 shërbime të ofruara online për qytetarët dhe bizneset
Shqipëria mban vendin e parë në rajon sa i takon numrit të lartë të shërbimeve publike që ofrohen përmes platformës digjitale qeveritare e-Albania. Sipas......

Arsimi profesional, gati pilotimi i sistemit dual. Rama: Bizneset do të paguajnë një përqindje për trajnimin e nxënësve
https://www.youtube.com/watch?v=CAHQ901zcUc Në shtator pritet të nisë pilotimi i sistemit dual në kuadër të reformës së arsimit profesional, i cili do......