Vendi ku “mbijnë” milionerët - Vietnami regjistron rritjen më të madhe të të pasurve

Rritjen më të madhe të numrit të milionerëve në botë në dhjetë vitet e fundit e ka shënuar Vietnami, nga vendet europiane Malta dhe Monako hynë në dhjetëshen e parë.
Rënia më e madhe, sa i përket numrit të milionerëve, ka shënuar Nigeria me 48 %, e ndjekur nga Brazili dhe Rusia me përkatësisht 28 dhe 26 %. SHBA, pavarësisht se ishte në vendin e nëntë me një rritje prej 62 %, sërish zë vendin e parë në botë me gati 5.5 milionë milionerë.
Vietnami, ekonomia e të cilit është në rritje si në Kinë dhe Indi, me një rritje prej 98%, sot ka 19.400 milionerë, sipas Visual Capitalist, i cili saktëson se raporti ndjek individët që kanë pasuri likuide të investueshme prej një milion dollarësh ose më shumë. Shifrat, shtojnë ata, janë të rrumbullakosura në njëqind dhe përfaqësojnë banorët e çdo vendi deri në dhjetor 2023.
India dhe Kina kanë fituar qindra mijëra milionerë të rinj në dhjetë vitet e fundit, duke konsoliduar pozitat e tyre si lojtarët kryesorë në pasurinë globale.
Kina, ku numri i milionerëve u rrit me 92%, sot ka më shumë se 860.000 dhe India, me një rritje prej 85%, ka 326,000 milionerë. Mauritius, i cili është në vendin e tretë në listën e vendeve me rritjen më të madhe të numrit të milionerëve, pas Indisë dhe Vietnamit, sot ka 5100, me një rritje prej 87 %.
Në vendin e pestë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku numërohen 116.500 milionerë me një rritje prej 77%. Pasojnë Malta dhe Monako, pastaj Singapori. Malta shënoi një rritje prej 74 dhe Monako prej 68% dhe sot këto dy vende kanë përkatësisht 10.000 dhe 15.000 milionerë.
Në vendin e nëntë janë SHBA-të, të cilat, pavarësisht rritjes prej 62%, mund të mburren me numrin më të madh të milionerëve në botë. Kina po i afrohet shifrës së një milion milionerëve, duke u bërë vetëm vendi i dytë që i afrohet kësaj shkalle, duke ia kaluar vetëm SHBA-së.
Në vendin e dhjetë është Zelanda e Re me rritje nën 50 % dhe një numër total prej 56.100 milionerësh. Zvicra, Portugalia, Italia, Franca, Gjermania, Greqia dhe Britania e Madhe kanë më së shumti milionerë në Europë, e cila ka shënuar rënie dhe sot ka 602.500 prej tyre.
Republika e Afrikës së Jugut regjistroi një rënie të milionerëve me 20 %, Britania e Madhe me 8% dhe Japonia dhe Hong Kongu me rreth 5%.
Në Europë, Gjermania ka numrin më të madh të milionerëve – 806.000, të cilët iu afruan vendit të dytë Kinës. Vendet afrikane si Nigeria dhe Afrika e Jugut kanë parë një rënie të numrit të milionerëve, pjesërisht për shkak të emigrimit dhe paqëndrueshmërisë ekonomike.
Sondazh

Hapet thirrja për financimin e bizneseve - Financim deri në 2.5 mln lekë për inovacionin, start-up-et deri tek artizanati
Elisabeta Dosku/ SCAN Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të......

Bizneset, afat deri më 31 korrik për pasqyrat financiare - QKB: Bëni deklarimet, në të kundërt do të gjobiteni
Elisabeta Dosku/ SCAN Bizneset kanë afat më pak se dy javë për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi......

Rritet përpunimi i mallrave në portin e Durrësit - 21% më shumë njësi konteinerike u përpunuan në gjysmën e parë të vitit
Dorian Koça/ SCAN Rritet volumi i përpunimit të mallrave në Portin detar të Durrësit. Në gjysmën e parë të vitit u përpunuan 21% më shumë njësi konteinerike......

Britania miraton mishin e kultivuar për konsum - Pula sintetike do të jetë në supermarkete në fund të këtij viti
Dorina Kurtaj / SCAN Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë ‘po’ mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për......

Kërkesë e lartë për kredi nga bizneset e mëdha - Vrojtimi i BSH/ Bankat miratuan më tepër hua në tremujorin e dytë të këtij viti
Ledina Elezi/SCAN Bizneset kanë kërkuar më tepër kredi në tremujorin e dytë të këtij viti. Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton një rritje e......

Më vështirë të marrësh hua për banesa - Shtrëngohen kriteret edhe për kredinë konsumatore. Bankat perceptuan më shumë rrezik
Dorian Koça/ SCAN Të marrësh kredi bankare për të blerë një banesë është bërë disi më e vështirë, ndërsa e njëjta ecuri duket se do të vijojë edhe më tej......

Demografia “godet” më fort Europën Jugore - Italia, Portugalia, Greqia dhe Spanja, në situatën më të keqe
Dorina Kurtaj / SCAN Sipas analizave dhe të dhënave më të fundit të UBS-së, Europa po përjeton një ndryshim demografik dramatik. Deri në vitin 2050......

Qershor, 1 milion makina të reja në BE - Një rritje e regjistrimeve prej 4.3 % në bazë vjetore
Dorina Kurtaj / SCAN Në vendet e Bashkimit Europian, në qershor janë regjistruar 1.089.925 makina të reja, që është 4.3 % më shumë në krahasim me të njëjtin......