Fitorja e Trump, sektorët që preken në Europë - Ndikimi i një mandati të mundshëm në ekonominë dhe bizneset europiane

Dorina Kurtaj/ SCAN
Ndërsa shanset për rizgjedhjen e Donald Trump në presidencën amerikane tashmë rriten ndjeshëm - rreth 70%, Goldman Sachs përpiqet të diagnostikojë ndikimin e mundshëm të mandatit të tij të dytë si në ekonominë ashtu edhe në bizneset europiane në një analizë të re.
Trump është zotuar të vendosë tarifa 10% për të gjitha importet e SHBA-së, me Goldman Sachs që vlerëson se masat mund të dëmtojnë PBB-në e eurozonës me një pikë përqindje.
Ka edhe kompensime të tjera, si një dollar më i fortë dhe ulje të mundshme të taksave në SHBA, me vlerësimin e përgjithshëm të Goldman Sachs që tregjet europiane do të lëvizin anash, drejt 'emrave' të cilësisë së lartë të cilët duhet të tregojnë qëndrueshmëri më të madhe.
Goldman Sachs mblodhi pyetjet e investitorëve/klientëve të saj në lidhje me rizgjedhjen e Trump në nëntor. Pyetjet u fokusuan në tre fusha kryesore të politikave ekonomike: tarifat, taksat dhe rregullimin.
Për Europën, shqetësimi kryesor janë tarifat, me fokus shtesë në politikën e mbështetjes ushtarake të Trump për Ukrainën dhe presionet e sigurisë dhe mbrojtjes që kjo sjell për rajonin.
Efektet negative do të ishin më të mëdha në Gjermani se kudo në eurozonë, pasi ajo ka hapjen dhe mbështetjen më të madhe në aktivitetin industrial.
Në të kundërt, vende si Britania e Madhe dhe Spanja ka të ngjarë të preken më pak sepse ato janë më të përqendruara në shërbime dhe turizëm.
Nëse Europa kishte nevojë të shpenzonte më shumë për sigurinë ushtarake, ajo do të kanalizohej në kompanitë e mbrojtjes. Goldman Sachs vlerëson se kjo mund të arrijë në 0.5% të PBB-së në shpenzime shtesë – efekti shumëfishues i shpenzimeve ushtarake është i ulët dhe shpenzimet shtesë të qeverisë do të nënkuptonin borxhe/deficite më të larta dhe mund të kërkojnë shkurtime diku tjetër.
Ekziston gjithashtu mundësia që mallrat të hidhen në Europë, veçanërisht nga Kina nëse vendosen tarifa për mallrat që hyjnë në SHBA. Kjo ka potencialin të godasë në veçanti industrinë e automobilave dhe atë kimike.
Sondazh

Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport
Premier League, apo kampionati më i fortë e spektakolar në planet bëhet gati për të nisur një tjetër sezon magjik. Duke nisur nga 16 gushti, yjet e futbollit......

Pasojat e largimit të Biden nga gara presidenciale - Investitorët, më të qetë përballë mundësisë së një qeverie të ndarë
Dorina Kurtaj / SCAN Largimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, nga gara për një mandat të dytë mund t'i shtyjë investitorët të qetësojnë tregtinë e basteve......

Hetimet ndaj Google për konkurrencën e pandershme - Praktika të padrejta dhe informacione jo të plota për përdoruesit
Dorina Kurtaj/ SCAN Vazhdojnë hetimet dhe monitorimet për kompanitë kryesore të teknologjisë në Europë. Këtë herë nuk janë institucionet e Bashkimit......

Verë e nxehtë? Ja disa vende ku mund të udhëtoni për të shmangur temperaturat
Adelina Onuzi/ SCAN Me valët e nxehtësisë që përfshijnë pjesën më të madhe të Europës këtë verë, shumë njerëz kërkojnë destinacione më të freskëta për......

Metodat e kursimit të parave në përditshmëri, që çdo familje duhet t'i dije
Adelina Onuzi/ SCAN Në një kohë kur ekonomia globale përballet me sfida të shumta, kursimi i parave në përditshmëri është bërë një nevojë për shumë familje.......

Si të rrisni produktivitetin gjatë verës? Këshilla dhe strategji efektive
Adelina Onuzi/ SCAN Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, shumë njerëz gjejnë veten të sfiduar për të mbajtur një nivel të lartë produktiviteti.......

Vendi ku “mbijnë” milionerët - Vietnami regjistron rritjen më të madhe të të pasurve
Rritjen më të madhe të numrit të milionerëve në botë në dhjetë vitet e fundit e ka shënuar Vietnami, nga vendet europiane Malta dhe Monako hynë në dhjetëshen e......

Hapet thirrja për financimin e bizneseve - Financim deri në 2.5 mln lekë për inovacionin, start-up-et deri tek artizanati
Elisabeta Dosku/ SCAN Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të......