Luhatet tregu i gurëve të çmuar në Shqipëri - Në qershor, 45% më pak blerje se një muaj më parë

Armela Duka/ SCAN
Ndërsa vitet e fundit kanë filluar të shiten gurë të çmuar dhe diamante edhe në Shqipëri, tregu është ende i vogël. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, kërkesa për blerje gurësh të çmuar ose bizhuterive të formuara me to është më e lartë në rastet e festave ose gjatë verës. Konkretisht, nëse analizojmë historikun e blerjes së “Perlave natyrale, gurëve të çmuar, bizhuterive dhe monedhave”, vërejmë se në muajt mars dhe qershor të këtij viti kërkesa për blerje ishte relativisht më e ulët krahasuar me muajt e tjerë.
Përkatësisht në muajin qershor të vitit aktual vlera e importit arriti në 374 milionë lekë ose rreth 45% më pak se një muaj më parë. Në të kundërt, në muajin shkurt, muaj ky që përkon edhe me festën e Shën Valentinit, por edhe në muajin maj, importi për këtë kategori arriti nivele rekord. Vlera e importit në muajt respektivë arriti në 597 milionë lekë dhe 679 milionë lekë.
"Scan Intel" ka analizuar shifrat edhe për periudhën janar-qershor 2023 për të kuptuar ndryshimet në trendin e kërkesës dhe blerjeve për kapitullin "Perla natyrale, gurë të çmuar, bizhuteri, monedha". Shifrat tregojnë se vlera e importit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 për kategorinë "Perla natyrale, gurë të çmuar, bizhuteri, monedha" arriti në 2 miliardë lekë ndërkohë që këtë vit importi për këtë kapitull në gjashtëmujorin e parë ka arritur në 2.7 miliardë lekë.
Gjatë vitit 2023, konsumatorët shfaqën më shumë interes për blerjen e gurëve të çmuar gjatë muajve shkurt, maj dhe qershor. Ky i fundit ishte edhe muaji me vlerën më të lartë të importit për këtë kategori.
Por, rritja e kërkesës në muaj të caktuar të vitit mund të jetë edhe pasojë e frikës për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare,e cila zhvendos interesin e konsumatorëve për të investuar kursimet në sende me vlerë, si bizhuteri të shtrenjta, të cilat u rezistojnë krizave ekonomike dhe nuk e humbasin vlerën me kalimin e kohës.
Sondazh

Katër “dhurata” që ka marrë Greqia nga BE - Prioritetet kombëtare “përputhen” me planin e ri europian
Dorina Kurtaj/ SCAN Temat e paraqitura nga qeveria greke – nga konkurrueshmëria e ekonomisë dhe mbrojtja te Migrimi dhe Bujqësia –dallohen dhe në axhendën e......

Fitorja e Trump, sektorët që preken në Europë - Ndikimi i një mandati të mundshëm në ekonominë dhe bizneset europiane
Dorina Kurtaj/ SCAN Ndërsa shanset për rizgjedhjen e Donald Trump në presidencën amerikane tashmë rriten ndjeshëm - rreth 70%, Goldman Sachs përpiqet të......

Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport
Premier League, apo kampionati më i fortë e spektakolar në planet bëhet gati për të nisur një tjetër sezon magjik. Duke nisur nga 16 gushti, yjet e futbollit......

Pasojat e largimit të Biden nga gara presidenciale - Investitorët, më të qetë përballë mundësisë së një qeverie të ndarë
Dorina Kurtaj / SCAN Largimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, nga gara për një mandat të dytë mund t'i shtyjë investitorët të qetësojnë tregtinë e basteve......

Hetimet ndaj Google për konkurrencën e pandershme - Praktika të padrejta dhe informacione jo të plota për përdoruesit
Dorina Kurtaj/ SCAN Vazhdojnë hetimet dhe monitorimet për kompanitë kryesore të teknologjisë në Europë. Këtë herë nuk janë institucionet e Bashkimit......

Verë e nxehtë? Ja disa vende ku mund të udhëtoni për të shmangur temperaturat
Adelina Onuzi/ SCAN Me valët e nxehtësisë që përfshijnë pjesën më të madhe të Europës këtë verë, shumë njerëz kërkojnë destinacione më të freskëta për......

Metodat e kursimit të parave në përditshmëri, që çdo familje duhet t'i dije
Adelina Onuzi/ SCAN Në një kohë kur ekonomia globale përballet me sfida të shumta, kursimi i parave në përditshmëri është bërë një nevojë për shumë familje.......

Si të rrisni produktivitetin gjatë verës? Këshilla dhe strategji efektive
Adelina Onuzi/ SCAN Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, shumë njerëz gjejnë veten të sfiduar për të mbajtur një nivel të lartë produktiviteti.......