Si do të ringrihet industria e prodhimit të armëve në Shqipëri? - Rreth 30-40 mln euro investimi fillestar për rijetësimin e industrisë ushtarake

Ledina Elezi/SCAN
Shqipëria synon të kthehet në një aktor konkurrues në tregun ndërkombëtar të prodhimit ushtarak. Kjo ishte një prej pikave të diskutimit në Komisionin për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku në rend të ditës ishte projektligji për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola, u shpreh se shteti do të bashkëpunojë me subjekte private për të përballuar koston e lartë fillestare prej afërsisht 30-40 milionë eurosh të ringritjes së industrisë ushtarake.
“95 milionë lekë do të nevojiten vetëm për krijimin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që investimi fillestar për ringritjen e industrisë ushtarake është rreth 30-40 milionë euro.”
Por çfarë do të prodhojë konkretisht Shqipëria?
Tola deklaroi se fillimisht do të prodhohen elemente bazike të armatimit ushtarak, si municione, teksa theksoi që parësore është të plotësohen nevojat e vendit tonë për armë dhe pastaj të kalohet në tregun ndërkombëtar.
Që nga publikimi i tij për konsultim publik, në projektligj janë bërë disa ndryshime lidhur me lehtësirat fiskale të kompanive që do të merren me prodhimin e armëve në Shqipëri. Kështu, nga zero që parashikohej tatim-fitimi në 10 vitet e para të aktivitetit të kompanisë, tashmë është vendosur që tatimi për fitimin të jetë 5% në 5 vitet e para. Zgjerimi i industrisë ushtarake vjen si kërkesë e NATO-s, në një kohë ku situata aktuale gjeopolitike ka shtyrë shumë vende të Evropës që të investojnë në fuqizimin e kësaj industrie.
Sondazh

Milionerët britanikë bëjnë gati “valixhet” - Arsyeja, planet e qeverisë së re për të rritur taksat
Dorina Kurtaj/ SCAN Qeveria e re laburiste e Britanisë po përpiqet të bindë biznesin dhe elitën financiare të vendit se është miqësore me të dhe se pret me......

Luhatet tregu i gurëve të çmuar në Shqipëri - Në qershor, 45% më pak blerje se një muaj më parë
Armela Duka/ SCAN Ndërsa vitet e fundit kanë filluar të shiten gurë të çmuar dhe diamante edhe në Shqipëri, tregu është ende i vogël. Sipas të dhënave të......

Katër “dhurata” që ka marrë Greqia nga BE - Prioritetet kombëtare “përputhen” me planin e ri europian
Dorina Kurtaj/ SCAN Temat e paraqitura nga qeveria greke – nga konkurrueshmëria e ekonomisë dhe mbrojtja te Migrimi dhe Bujqësia –dallohen dhe në axhendën e......

Fitorja e Trump, sektorët që preken në Europë - Ndikimi i një mandati të mundshëm në ekonominë dhe bizneset europiane
Dorina Kurtaj/ SCAN Ndërsa shanset për rizgjedhjen e Donald Trump në presidencën amerikane tashmë rriten ndjeshëm - rreth 70%, Goldman Sachs përpiqet të......

Digitalb bashkon Shqipërinë e Kosovën, Premier League për katër sezone në SuperSport
Premier League, apo kampionati më i fortë e spektakolar në planet bëhet gati për të nisur një tjetër sezon magjik. Duke nisur nga 16 gushti, yjet e futbollit......

Pasojat e largimit të Biden nga gara presidenciale - Investitorët, më të qetë përballë mundësisë së një qeverie të ndarë
Dorina Kurtaj / SCAN Largimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, nga gara për një mandat të dytë mund t'i shtyjë investitorët të qetësojnë tregtinë e basteve......

Hetimet ndaj Google për konkurrencën e pandershme - Praktika të padrejta dhe informacione jo të plota për përdoruesit
Dorina Kurtaj/ SCAN Vazhdojnë hetimet dhe monitorimet për kompanitë kryesore të teknologjisë në Europë. Këtë herë nuk janë institucionet e Bashkimit......

Verë e nxehtë? Ja disa vende ku mund të udhëtoni për të shmangur temperaturat
Adelina Onuzi/ SCAN Me valët e nxehtësisë që përfshijnë pjesën më të madhe të Europës këtë verë, shumë njerëz kërkojnë destinacione më të freskëta për......