Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2024, 16:56

Korrupsioni, si do të gjurmohen sektorët me risk të lartë? - Pirdeni: Përfshirja e subjekteve private nga minierat, te shëndetësia e infrastrukura

Nga SCAN TV
Korrupsioni, si do të gjurmohen sektorët me risk të lartë? -

Diamila Leka/ SCAN

Këtë të hënë, u prezantua draft strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni. Fokusi i strategjisë janë sektorët vulnerabël përfshirë pronat, shëndetësia, tatimet, doganat dhe arsimi.

Një tjetër risi e kësaj strategjie është përfshirja e sektorit privat në luftën kundër korrupsionit.

Kjo strategji ka 16 objektiva, ku 9 janë përcaktuar në kuadër të parandalimit të korrupsionit, 3 për qasjen ndëshkuese dhe 4 në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe edukumit të të rinjve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat