Braktisin Hong Kongun dhe miliardat e tyre - Banorët që largohen jashtë shtetit me pasaporta britanike kanë shumë për të humbur

Dorina Kurtaj/ SCAN
Pasi u dorëzua nga Kurora Britanike në Republikën Popullore të Kinës, Hong Kongu gëzonte një status unik ligjor dhe ekonomik, por ndërsa Kina forcon kontrollin e saj mbi Hong Kongun, një numër i madh banorësh po lëvizin përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar dhe po lënë paratë që ata po kursenin për pensionin e tyre të bllokuar në qendrën financiare aziatike.
Normalisht, kushdo që largohet nga Hong Kongu për një periudhë afatgjatë, ka të drejtë të aksesojë kursimet që ka grumbulluar në skemën e detyrueshme të pensionit të Hong Kongut, Fondi i Providencës së Detyrueshme. Megjithatë, banorët e Hong Kongut që imigrojnë duke përdorur një pasaportë britanike nuk mund ta përdorin atë për të tërhequr paratë e tyre përpara moshës së pensionit 65 vjeç.
Për ata që lëvizin në Mbretërinë e Bashkuar, pamundësia për të përdorur paratë e tyre të pensioneve ka implikime të prekshme financiare.
Emigracioni ka qenë në mendjen e shumë banorëve që nga miratimi i Nenit 23 nga qeveria e Hong Kongut në mars. Ky është një ligj vendas i sigurisë që u zbatua shpejt me nxitjen e Pekinit dhe është kritikuar ashpër nga qeveritë e huaja për kufizimin e lirive themelore.
Pasaportat Britanike të Jashtme-BN(O) u japin njerëzve të lindur para kthimit të Hong Kongut në Kinë në 1997 – ën dhe familjeve të tyre të drejtën për t'u zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar dhe një rrugë drejt nënshtetësisë së plotë britanike. Më shumë se 140.000 njerëz kanë përdorur këtë mënyrë imigrimi që kur u zgjodh Boris Johnson kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në 2021-shin.
Në tremujorin e parë të vitit 2024, aplikimet për pasaporta BN(O) ishin më të lartat për gati dy vjet, duke u dyfishuar nga periudha e mëparshme në 9.693, sipas shifrave të fundit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Që kur Britania e Madhe e ktheu Hong Kongun në Kinë, qyteti ka funksionuar sipas parimit të "një shtet, dy sisteme", që do të thotë se qyteti është pjesë e Kinës, por ruan sistemet e veta ekonomike dhe sociale. Në fakt, "minikushtetuta" kërkon që qyteti të miratojë ligjin e tij për të mbrojtur sigurinë kombëtare, një mandat që ka ndezur polemika për dekada.
Sondazh

“Gjuetia” e banesave në Europë - Ku kushtojnë më shumë apartamentet?
Dorina Kurtaj/ SCAN Në një kohë që Serbia regjistroi rritjen më të madhe të çmimeve të apartamenteve për metër katror gjatë vitit, ekziston një vend në......

Ferrari falso, sa të lehta janë për t'u shitur? - Hetimet zbulojnë një makinë larëse që mbante ilegalisht markën e saj
Dorina Kurtaj/ SCAN Ferrari është një nga markat më të njohura në botën e luksit. Një gjë që e dallon atë nga markat e tjera është se sa larg mund të shkojë......

Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore
Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është bërë e mundur largimi i të gjitha subjekteve të cilat në......

Korrupsioni, si do të gjurmohen sektorët me risk të lartë? - Pirdeni: Përfshirja e subjekteve private nga minierat, te shëndetësia e infrastrukura
Diamila Leka/ SCAN Këtë të hënë, u prezantua draft strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike......

Licencohen 122 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovolatike, 4 licenca të reja gjatë vitit 2024
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të......

Mbi 2.3 mld euro të transferuara përmes sistemit AIPS - Rreth 3274 më pak transaksione të kryera në qershor
Ledina Elezi/SCAN Numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS ka pësuar rënie në muajin qershor. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga......

Tenderët, institucionet vendosin kritere të panevojshme - APP iu tërheq vëmendjen: Çdo kërkesë specifike duhet argumentuar
Ola Mitre / SCAN Institucionet shtetërore përcaktojnë kritere të veçanta në tenderë, që nuk kanë lidhje me objektin e kontratës ose që tejkalojnë nevojat......

Legalizimi i shtëpive, kategoritë që do të kenë përparësi - Zbardhet vendimi i Qeverisë: Rregullat e reja për mbi 230 mijë ndërtime pa leje
Ada Hazizolli/ SCAN Në kushtet, kur kanë mbetur edhe më shumë se 230 mijë ndërtime të palegalizuara, Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat, duke ju......