Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? - INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare

Armela Duka/ SCAN
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, të dhëna këto që lidhen me karakteristikat e mjeteve rrugore në vend, rezulton se në Shqipëri në vitin 2023 qarkulluan gjithsej 868 mijë mjete, nga të cilat 36% e tyre janë prodhuar përpara më shumë se 20 viteve.
Nëse analizojmë mjetet rrugore sipas llojit, vëmë re se përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” me 80.6%, më pas ndjekin "Automjetet për transport të përzier " me 6.2 % dhe “Motor” me 5.5%.
“Scan Intel “ ka përpunuar të dhënat për të kuptuar më shumë rreth moshës së mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri. Shifrat thonë se gjatë vitit 2023 u regjistruan 111,284 autovetura me vit prodhimi 2011-2023 ose 40% më shumë krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, u regjistruan 7.1% më shumë autovetura me vit prodhimi 2000-2010. Në të kundërt, grupi i autoveturave me vit prodhimi para vitit 2000 ka pësuar rënie me 1.4%. Në një analizë më të detajuar vëmë re se autoveturat me moshë 11-20 vite përbëjnë 49.5% të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”.
Në total, 76.5% e automjeteve në vend janë mbi 10-vjeçare ndërsa 35.8% e tyre janë më shumë se 20-vjeçare. Në kontrast, Shqipëria ka një peshë shumë të ulët të automjeteve të reja, me më pak se dy vjet prodhimi, me vetëm 1.1 të totalit.
Nga ana tjetër, referuar të dhënave sipas llojit të kambios, vihet re se peshën më të madhe e zënë mjetet rrugore me kambio manuale me 61.9 % të mjeteve rrugore gjithsej. Autoveturat me kambio manuale zënë 57.9% të autoveturave gjithsej, ndërkohë autobuzat me kambio manuale zënë 80.7% të autobuzave gjithsej që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht” në vitin 2023.
Sondazh

Jo më bileta ekonomike për transport ajror - Rriten shpenzimet globale për udhëtimet me avionë përveç Azisë dhe Europës
Dorina Kurtaj/ SCAN Shpenzimet globale të udhëtimeve të biznesit – apo fluturimeve duke zgjedhur klasin e parë, në vitin 2023 u rikuperuan në nivelet para......

Ëmbëlsira me çokollatë pa përdorur kakao - Pas rritjes së çmimit, kompanitë janë në kërkim të alternativave
Dorina Kurtaj/ SCAN Prodhuesit e produkteve të çokollatës po përdorin cdo lloj mënyre për t'u marrë me rritjen e kostove të kakaos këtë vit. Pas tkurrjes së......

Braktisin Hong Kongun dhe miliardat e tyre - Banorët që largohen jashtë shtetit me pasaporta britanike kanë shumë për të humbur
Dorina Kurtaj/ SCAN Pasi u dorëzua nga Kurora Britanike në Republikën Popullore të Kinës, Hong Kongu gëzonte një status unik ligjor dhe ekonomik, por ndërsa......

“Gjuetia” e banesave në Europë - Ku kushtojnë më shumë apartamentet?
Dorina Kurtaj/ SCAN Në një kohë që Serbia regjistroi rritjen më të madhe të çmimeve të apartamenteve për metër katror gjatë vitit, ekziston një vend në......

Ferrari falso, sa të lehta janë për t'u shitur? - Hetimet zbulojnë një makinë larëse që mbante ilegalisht markën e saj
Dorina Kurtaj/ SCAN Ferrari është një nga markat më të njohura në botën e luksit. Një gjë që e dallon atë nga markat e tjera është se sa larg mund të shkojë......

Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore
Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është bërë e mundur largimi i të gjitha subjekteve të cilat në......

Korrupsioni, si do të gjurmohen sektorët me risk të lartë? - Pirdeni: Përfshirja e subjekteve private nga minierat, te shëndetësia e infrastrukura
Diamila Leka/ SCAN Këtë të hënë, u prezantua draft strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike......

Licencohen 122 MW energji diellore - Prodhimi i energjisë nga centralet fotovolatike, 4 licenca të reja gjatë vitit 2024
Ola Mitre / SCAN Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licencave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të......