Lumi Lana, rehabilitim nga Pallati me Shigjeta në Kashar - Hapet tenderi. Çfarë përfshin projekti përgjatë gjatësisë prej 1.8 km

Ola Mitre/ SCAN
Lumi Lana, në gjatësinë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar do t’i nënshtrohet rikualifikimit urban, teksa në faqen e prokurimeve publike të Bashkimit Evropian është hapur tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet.
Objekti i punimeve do të përfshijë prishjen dhe pastrimin e banesave informale dhe strukturave të tjera të ulta, rregullimin e një gjatësie prej 1.8 km të lumit, ndërtimin e bulevardeve, duke përfshirë shtigje të dedikuara për çiklistët dhe këmbësorët, në të dyja anët e lumit, si dhe ndërtimin e dy urave për këmbësorë me trarë çeliku. Po ashtu, projekti përfshin ndërtimin e rrjeteve të tubacioneve për ujërat e shirave dhe ujërat e ndotur, sistemet e vaditjes, të ndriçimit, etj.
Projekti zbatohet nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë që kontrata financohet përmes një kredie të marrë pak vite më parë nga Banka Evropiane e Investimeve. Më herët nga Bashkia e Tiranës është bërë me dije se nga zbatimi i këtij projekti do të preken 24 banesa, që disponojnë certifikatë pronësie, si dhe 211 struktura që nuk kanë dokumente pronësie. Po ashtu, projekti përfshin edhe 9 struktura të tjera dhe 71 parcela tokash, që në kohën e prezantimit të projektit ishin në proces verifikimi.
Sipas tenderit, punimet do të zgjatin 36 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të shpallet fituese
Sondazh

Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? - INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, të dhëna këto që lidhen me karakteristikat e mjeteve rrugore në vend, rezulton se në......

Jo më bileta ekonomike për transport ajror - Rriten shpenzimet globale për udhëtimet me avionë përveç Azisë dhe Europës
Dorina Kurtaj/ SCAN Shpenzimet globale të udhëtimeve të biznesit – apo fluturimeve duke zgjedhur klasin e parë, në vitin 2023 u rikuperuan në nivelet para......

Ëmbëlsira me çokollatë pa përdorur kakao - Pas rritjes së çmimit, kompanitë janë në kërkim të alternativave
Dorina Kurtaj/ SCAN Prodhuesit e produkteve të çokollatës po përdorin cdo lloj mënyre për t'u marrë me rritjen e kostove të kakaos këtë vit. Pas tkurrjes së......

Braktisin Hong Kongun dhe miliardat e tyre - Banorët që largohen jashtë shtetit me pasaporta britanike kanë shumë për të humbur
Dorina Kurtaj/ SCAN Pasi u dorëzua nga Kurora Britanike në Republikën Popullore të Kinës, Hong Kongu gëzonte një status unik ligjor dhe ekonomik, por ndërsa......

“Gjuetia” e banesave në Europë - Ku kushtojnë më shumë apartamentet?
Dorina Kurtaj/ SCAN Në një kohë që Serbia regjistroi rritjen më të madhe të çmimeve të apartamenteve për metër katror gjatë vitit, ekziston një vend në......

Ferrari falso, sa të lehta janë për t'u shitur? - Hetimet zbulojnë një makinë larëse që mbante ilegalisht markën e saj
Dorina Kurtaj/ SCAN Ferrari është një nga markat më të njohura në botën e luksit. Një gjë që e dallon atë nga markat e tjera është se sa larg mund të shkojë......

Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore
Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është bërë e mundur largimi i të gjitha subjekteve të cilat në......

Korrupsioni, si do të gjurmohen sektorët me risk të lartë? - Pirdeni: Përfshirja e subjekteve private nga minierat, te shëndetësia e infrastrukura
Diamila Leka/ SCAN Këtë të hënë, u prezantua draft strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike......