Mete, takim me Drejtorin e BERZH për Ballkanin Perëndimor. Diskutohet financimi i projekteve të rëndësishme hekurudhore

Ministri i Financave Ervin Mete, priti në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga Matteo Colangeli, Drejtori i BERZH për Ballkanin Perëndimor.
Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin me BERZH, në kuadër të financimit të projekteve të rëndësishme zhvillimore, tashmë edhe në kuadër të Planit të Rritjes të Komisionit Europian.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të sjellë një forcim të mënyrës se si do të përftohen burimet në mbështetje të projekteve rajonale, kryesisht në kuadrin e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
BERZH do të bashkëpunojë ngushtë me Komisionin Europian dhe qeveritë e rajonit në zbatimin e Planit të Rritjes.
Ministri i Financave vlerësoi mbështetjen e BERZH, i cili ka financuar në vazhdimësi projekte prioritare për vendin, përfshirë së fundmi edhe “Rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”.
Krahas kushteve të favorshme të financimit, ekspertiza më e mirë ndërkombëtare dhe standardet e aplikuara për realizimin e këtyre projekteve vlerësohen si një element i rëndësishëm për të siguruar investime të qëndrueshme.
Projektet e sektorit të transportit hekurudhor kanë siguruar së fundmi një mbështetje të konsiderueshme, jo vetëm nga Qeveria Shqiptare, por edhe nga institucione ndërkombëtare, ku Fondi i Investimit të Ballkanit Perëndimor (WBIF) apo Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor (EWBJF) janë mekanizmat kryesore të financimit të ngritura nga BE dhe institucione ndërkombëtare, që po kontribuojnë në zhvillimin e këtij sektori.
SCAN
Sondazh

Kursimet e britanikëve, në nivelet më të larta - Katër vjet pas pandemisë zgjedhin të ruajnë paratë në shtëpi
Dorina Kurtaj / SCAN Katër vjet pas goditjes së pandemisë së Covid, kursimet e familjeve në Mbretërinë e Bashkuar mbeten të larta. Sipas agjencisë së......

Rreth 797 mijë transaksione me home banking - Shtohen qytetarët që përdorin telefonin...
Numri i transaksioneve të kryera përmes home banking ka pësuar rritje në muajin maj. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në maj......

1.23 miliardë lekë për të luftuar korrupsionin - Nga parandalimi, te ndërgjegjësimi, cilat janë objektivat kryesore?
Diamila Leka/ SCAN Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, këtë të hënë prezantoi strategjinë Ndërsektoriale Kundër......

Lejet e ndërtimit, rastet kur refuzohet regjistrimi - Kur ka ndryshim të planimetrisë në kontratat e porosisë, Kadastra refuzon regjistrimin
Ada Hazizolli/SCAN Janë jo të pakta apartamentet që shiten pa përfunduar përmes kontratave të porosisë, apo rastet kur zhvilluesi i pronës (investitori) hyn......

Detyrimet për eficiencë energjie në godinat publike - Miratohet vendimi për kursimin e energjisë, çdo vit duhet të rinovohet 3% e stokut
Ola Mitre/ SCAN Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë dhe procedurat që do të ndiqen për stokun e ndërtesave publike që do të rinovohen çdo vit,......

Si po avancojnë punimet në Aeroportin e Vlorës? - Tender 47.7 milionë lekë për sistemin e furnizimit me ujë
Diamila Leka/ SCAN Punimet për të finalizuar Aeroportin e Vlorës duket se po ecin me ritme të mira, pasi në Prokurime Publike është publikuar një tender......

“Volkswagen” dhe “Mercedes Benz”, më të preferuarat - Tirana kryeson me 34.7% të automjeteve të regjistruara
Armela Duka/ SCAN Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë mbi numrin e mjeteve të regjistruara në vend, këtë herë është ndalur në markat më të përdorura në......

Legalizimet, 50% e faturës paguhet me bono - Shtyrja e afatit deri në dhjetor të 2027-s për vlefshmërinë e letrave me vlerë. Kush përfiton
Ada Hazizolli/ SCAN Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit......