Rreth 797 mijë transaksione me home banking - Shtohen qytetarët që përdorin telefonin...

Numri i transaksioneve të kryera përmes home banking ka pësuar rritje në muajin maj. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në maj të këtij viti janë realizuar përafërsisht 797 mijë transaksione, rreth 37 mijë transaksione më shumë se në muajin paraardhës.
Nëse bëjmë një krahasim të numrit të transaksioneve që janë kryer prej fillimit të këtij viti përmes home banking, vërehet se shifrat kanë qenë gjithnjë në rritje. Gjithsej, në pesë muajt e parë të vitit 2024 janë realizuar 3.5 milionë transaksione nëpërmjet home banking.
Megjithatë, pavarësisht se numri i transaksioneve ka ardhur në rritje nga muaji në muaj, vlera e shërbimeve të kryera është shoqëruar me luhatje. Që prej fillimit të vitit, muaji prill ka regjistruar vlerën më të ulët të transaksioneve, konkretisht 181 milionë lekë. Ndërsa për muajin maj, vlera e pagesave të kryera me home banking arriti në 209 milionë lekë, gati 28 milionë më tepër se muaji pararendës. Në pesëmujorin e parë të 2024-ës, vlera e veprimeve bankare të kryera përmes aplikacioneve bankare kap shifrën 918 milionë lekë.
Home banking i referohet përdorimit të aplikacioneve të bankave për kryerjen e pagesave dhe veprimeve të tjera bankare përmes internetit, pa qenë e nevojshme paraqitja në një nga degët e bankave. Nga krahasimi në bazë vjetore, konstatohet një rritje e konsiderueshme e përdorimit të home banking nga qytetarët dhe bizneset, si për sa i takon numrit të transaksioneve, ashtu dhe për sa i takon vlerës së tyre. Në vitin 2023 numëroheshin rreth 439,828 transaksione të kryera më shumë se në vitin 2022. Ndërkohë që edhe vlera e transaksioneve në vitin 2023 ishte mbi 2 miliardë lekë, nga 1.5 miliardë që u shënua në vitin 2022.
Sondazh

1.23 miliardë lekë për të luftuar korrupsionin - Nga parandalimi, te ndërgjegjësimi, cilat janë objektivat kryesore?
Diamila Leka/ SCAN Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, këtë të hënë prezantoi strategjinë Ndërsektoriale Kundër......

Lejet e ndërtimit, rastet kur refuzohet regjistrimi - Kur ka ndryshim të planimetrisë në kontratat e porosisë, Kadastra refuzon regjistrimin
Ada Hazizolli/SCAN Janë jo të pakta apartamentet që shiten pa përfunduar përmes kontratave të porosisë, apo rastet kur zhvilluesi i pronës (investitori) hyn......

Detyrimet për eficiencë energjie në godinat publike - Miratohet vendimi për kursimin e energjisë, çdo vit duhet të rinovohet 3% e stokut
Ola Mitre/ SCAN Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë dhe procedurat që do të ndiqen për stokun e ndërtesave publike që do të rinovohen çdo vit,......

Si po avancojnë punimet në Aeroportin e Vlorës? - Tender 47.7 milionë lekë për sistemin e furnizimit me ujë
Diamila Leka/ SCAN Punimet për të finalizuar Aeroportin e Vlorës duket se po ecin me ritme të mira, pasi në Prokurime Publike është publikuar një tender......

“Volkswagen” dhe “Mercedes Benz”, më të preferuarat - Tirana kryeson me 34.7% të automjeteve të regjistruara
Armela Duka/ SCAN Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë mbi numrin e mjeteve të regjistruara në vend, këtë herë është ndalur në markat më të përdorura në......

Legalizimet, 50% e faturës paguhet me bono - Shtyrja e afatit deri në dhjetor të 2027-s për vlefshmërinë e letrave me vlerë. Kush përfiton
Ada Hazizolli/ SCAN Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit......

Lumi Lana, rehabilitim nga Pallati me Shigjeta në Kashar - Hapet tenderi. Çfarë përfshin projekti përgjatë gjatësisë prej 1.8 km
Ola Mitre/ SCAN Lumi Lana, në gjatësinë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar do t’i nënshtrohet rikualifikimit urban, teksa në faqen e prokurimeve publike......

Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? - INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, të dhëna këto që lidhen me karakteristikat e mjeteve rrugore në vend, rezulton se në......