1.23 miliardë lekë për të luftuar korrupsionin - Nga parandalimi, te ndërgjegjësimi, cilat janë objektivat kryesore?

Diamila Leka/ SCAN
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, këtë të hënë prezantoi strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit. Kjo strategji ka synim tre qëllime kryesore.
Parandalimi i korrupsionit është qëllimi i parë i cili ka për objektiv forcimin e kornizës ligjore dhe kapaciteteve institucionale, forcimin e transparencës e deri në promovimin e integritetit të sektorit privat.
Qëllimi i dytë është ndëshkimi i korrupsionit dhe ka për objektiv forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese, si dhe atyre profesionale për hetim penal efektiv. Ndërsa qëllimi i tretë është ndërgjegjësimi dhe edukimi kundër korrupsionit, ku për objektiv ka rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për pasojat negative të korrupsionit si dhe edukimin e të rinjve mbi etikën.
Por sa është kostoja për të zbatuar gjithë objektivat e Strategjisë Kundër Korrupsionit?
Sipas dokumentit, qëllimi i parë i cili përkon me parandalimin e korrupsionit do të kushtojë rreth 910 milionë lekë për t’u zbatuar. Qëllimi i dytë i cili ka fokus ndëshkimin e korrupsionit arrin në vlerën e rreth 282 milionë lekëve dhe qëllimi i tretë i cili ka fokus ndërgjegjësimin si dhe edukimin kundër korrupsionit ka një vlerë rreth 42 milionë lekë.
Sondazh

Lejet e ndërtimit, rastet kur refuzohet regjistrimi - Kur ka ndryshim të planimetrisë në kontratat e porosisë, Kadastra refuzon regjistrimin
Ada Hazizolli/SCAN Janë jo të pakta apartamentet që shiten pa përfunduar përmes kontratave të porosisë, apo rastet kur zhvilluesi i pronës (investitori) hyn......

Detyrimet për eficiencë energjie në godinat publike - Miratohet vendimi për kursimin e energjisë, çdo vit duhet të rinovohet 3% e stokut
Ola Mitre/ SCAN Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë dhe procedurat që do të ndiqen për stokun e ndërtesave publike që do të rinovohen çdo vit,......

Si po avancojnë punimet në Aeroportin e Vlorës? - Tender 47.7 milionë lekë për sistemin e furnizimit me ujë
Diamila Leka/ SCAN Punimet për të finalizuar Aeroportin e Vlorës duket se po ecin me ritme të mira, pasi në Prokurime Publike është publikuar një tender......

“Volkswagen” dhe “Mercedes Benz”, më të preferuarat - Tirana kryeson me 34.7% të automjeteve të regjistruara
Armela Duka/ SCAN Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë mbi numrin e mjeteve të regjistruara në vend, këtë herë është ndalur në markat më të përdorura në......

Legalizimet, 50% e faturës paguhet me bono - Shtyrja e afatit deri në dhjetor të 2027-s për vlefshmërinë e letrave me vlerë. Kush përfiton
Ada Hazizolli/ SCAN Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit......

Lumi Lana, rehabilitim nga Pallati me Shigjeta në Kashar - Hapet tenderi. Çfarë përfshin projekti përgjatë gjatësisë prej 1.8 km
Ola Mitre/ SCAN Lumi Lana, në gjatësinë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar do t’i nënshtrohet rikualifikimit urban, teksa në faqen e prokurimeve publike......

Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? - INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, të dhëna këto që lidhen me karakteristikat e mjeteve rrugore në vend, rezulton se në......

Jo më bileta ekonomike për transport ajror - Rriten shpenzimet globale për udhëtimet me avionë përveç Azisë dhe Europës
Dorina Kurtaj/ SCAN Shpenzimet globale të udhëtimeve të biznesit – apo fluturimeve duke zgjedhur klasin e parë, në vitin 2023 u rikuperuan në nivelet para......