Detyrimet për eficiencë energjie në godinat publike - Miratohet vendimi për kursimin e energjisë, çdo vit duhet të rinovohet 3% e stokut

Ola Mitre/ SCAN
Këshilli i Ministrave ka miratuar metodologjinë dhe procedurat që do të ndiqen për stokun e ndërtesave publike që do të rinovohen çdo vit, me qëllim kursimin dhe garantimin e performancës së energjisë në këto institucione. Vendimi i hap rrugë zbatimit të ligjit “Për eficiencën e energjisë” që kërkon zbatimin e objektivit që 3% e sipërfaqes totale të stokut të ndërtesave publike me ngrohje apo ftohje, në pronësi dhe të zëna nga organet e qeverisjes qendrore, dhe 2% e sipërfaqes totale të stokut të ndërtesave të tjera publike të rinovohet çdo vit për të përmbushur kërkesat minimale për performancën e energjisë.
Vendimi i miratuar në qeveri përcakton si objektiv ndërtesat e organeve të qeverisjes qendrore me performancën më të ulët të energjisë, të cilat kanë përparësi lidhur me masat për eficiencën e energjisë, kur kjo është e mundur si nga pikëpamja e kostos efektive, ashtu edhe teknikisht e realizueshme. Më konkretisht vendimi specifikon përmes një sistemi pikëzimi se prioritet do të kenë ndërtesat pa termoizolim, me dritare me një xham dhe pa sistem qendror ngrohje/ftohje, ato që kanë një numër më të lartë punonjësish për meter katror, si dhe ato që kanë konsum energjie më të madh se 300 kWh/meter katror/vit.
Po ashtu, vendimi autorizon agjencinë përgjegjëse për eficiencën e energjisë të përgatisë inventarin e të gjitha ndërtesave publike dhe të përcaktojë sipërfaqjen (në meter katror) që do të rinovohet çdo vit për ndërtesat publike. Të gjitha ndërtesat publike të rinovuara ose të ndërtuara pas vitit 2023 do të përjashtohen nga lista për t’iu nënshtruar rinovimit.
Sondazh

Si po avancojnë punimet në Aeroportin e Vlorës? - Tender 47.7 milionë lekë për sistemin e furnizimit me ujë
Diamila Leka/ SCAN Punimet për të finalizuar Aeroportin e Vlorës duket se po ecin me ritme të mira, pasi në Prokurime Publike është publikuar një tender......

“Volkswagen” dhe “Mercedes Benz”, më të preferuarat - Tirana kryeson me 34.7% të automjeteve të regjistruara
Armela Duka/ SCAN Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë mbi numrin e mjeteve të regjistruara në vend, këtë herë është ndalur në markat më të përdorura në......

Legalizimet, 50% e faturës paguhet me bono - Shtyrja e afatit deri në dhjetor të 2027-s për vlefshmërinë e letrave me vlerë. Kush përfiton
Ada Hazizolli/ SCAN Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit......

Lumi Lana, rehabilitim nga Pallati me Shigjeta në Kashar - Hapet tenderi. Çfarë përfshin projekti përgjatë gjatësisë prej 1.8 km
Ola Mitre/ SCAN Lumi Lana, në gjatësinë nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar do t’i nënshtrohet rikualifikimit urban, teksa në faqen e prokurimeve publike......

Sa është “mosha” mesatare e makinave në Shqipëri? - INSTAT: Vetëm 1.1% e automjeteve janë të reja. 35.8% e tyre, mbi 20-vjeçare
Armela Duka/ SCAN Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, të dhëna këto që lidhen me karakteristikat e mjeteve rrugore në vend, rezulton se në......

Jo më bileta ekonomike për transport ajror - Rriten shpenzimet globale për udhëtimet me avionë përveç Azisë dhe Europës
Dorina Kurtaj/ SCAN Shpenzimet globale të udhëtimeve të biznesit – apo fluturimeve duke zgjedhur klasin e parë, në vitin 2023 u rikuperuan në nivelet para......

Ëmbëlsira me çokollatë pa përdorur kakao - Pas rritjes së çmimit, kompanitë janë në kërkim të alternativave
Dorina Kurtaj/ SCAN Prodhuesit e produkteve të çokollatës po përdorin cdo lloj mënyre për t'u marrë me rritjen e kostove të kakaos këtë vit. Pas tkurrjes së......

Braktisin Hong Kongun dhe miliardat e tyre - Banorët që largohen jashtë shtetit me pasaporta britanike kanë shumë për të humbur
Dorina Kurtaj/ SCAN Pasi u dorëzua nga Kurora Britanike në Republikën Popullore të Kinës, Hong Kongu gëzonte një status unik ligjor dhe ekonomik, por ndërsa......