Shqipëria Postuar më 23 Korrik 2024, 15:57

Lejet e ndërtimit, rastet kur refuzohet regjistrimi - Kur ka ndryshim të planimetrisë në kontratat e porosisë, Kadastra refuzon regjistrimin

Nga SCAN TV
Lejet e ndërtimit, rastet kur refuzohet regjistrimi - Kur ka ndryshim

Ada Hazizolli/SCAN

Janë jo të pakta apartamentet që shiten pa përfunduar përmes kontratave të porosisë, apo rastet kur zhvilluesi i pronës (investitori) hyn në një marrëveshje paraprake me pronarët e truallit, ndaj Qeveria ka vendosur që të ndryshojë edhe rregullat për regjistrimin e këtyre lejeve dhe kontratave që firmosen paraprakisht mes palëve.

Në udhëzimin e botuar në fletoren zyrtare përcaktohet qartë, që regjistrimi i lejes do të bëhet nga Kadastra, kur akti notarial ndërmjet zhvilluesit dhe pronarit të tokës përmban të dhëna të plota, ç’ka nënkupton numër pasurie, zonë kadastrale, sipërfaqe, kufij, pozicion gjeografik për evidentimin e pasurisë, të cilat përputhen me të dhënat e pasqyruara në regjistrin kadastral. Po ashtu, duhet që të dhënat në përmbajtje të aktit për njësitë të jenë të individualizuara sipas planimetrive, të miratuara me lejen e ndërtimit.

Kur gjatë shqyrtimit të kërkesës për regjistrim rezulton, se aktet noteriale të lidhura ndërmjet investitorit dhe pronarit të truallit apo porositësve kanë mangësi, bëhet njoftimi i tyre duke iu lënë 30 ditë afat për plotësimin e dosjes. “Nëse pas kalimit të afatit këto të meta nuk plotësohen, nga ASHK-ja refuzohet regjistrimi i aktit”, theksohet në dokument.

Regjistrimi refuzohet po ashtu edhe kur në kontratën e porosisë ka devijime nga planimetria.

“Kur në regjistrin kadastral, në kartelën e pasurisë “truall”, rezultojnë të regjistruara përpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi akte noteriale ndërmjet pronarit të truallit dhe zhvilluesit të pronës, në cilësinë e investitorit, në të cilët nuk është individualizuar pasuria që do të përfitojë pronari i truallit, ASHK-ja në momentin e paraqitjes për regjistrim në regjistrin e lejes të kontratave të sipërmarrjes/porosisë apo premtimshitjes ndërmjet investitorit me pronarin e truallit apo me të tretë, verifikon nëse të dhënat mbi njësitë në këto akte janë të individualizuara sipas planimetrive, që i bashkëlidhen lejes së ndërtimit. Në rast mospërmbushjeje të këtij detyrimi, regjistrimi i tyre refuzohet.”, përcaktohet në udhëzim.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......