Shqipëria Postuar më 24 Korrik 2024, 12:15

Parandalimi i pastrimit të parave, miratohet strategjia e re - Balluku: Të realizohen planet e veprimit, që vlerësimi i MONEYVAL të ruajë trendin pozitiv

Nga SCAN TV
Parandalimi i pastrimit të parave, miratohet strategjia e re - Balluku:

Ola Mitre /SCAN

Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave ka miratuar “Strategjinë kombëtare për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit 2024 -2030” dhe Planin e Veprimit, 2 dokumente që do të orinetojnë politikat shtetërore në këtë drejtim. Në fjalën e saj, zv. Kryeministrja, Belinda Balluku tha se miratimi i strategjisë është një nga masat që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të axhendës së Reformave si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Strategjia Kombëtare për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit 2024-2030” dhe Plani i Veprimit, janë dokumente shumë të rëndësishme.Në hartimin e Strategjisë, një vëmendje të veçantë i është dhënë bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat, si bankat, noterët, audituesit, ndërmjetësusesit, zyrat e këmbimit valutor, shoqatat e ndërtueve”, - tha Balluku.

Me miratimit e këtij dokumenti, vendi ynë do të përfitojë 1.5 mln euro në kuadër të Planit të Rritjes.

“Miratimi i kësaj Strategjie do të sjellë përfitimin padyshim për Shqipërinë me vlerë modeste, por që është  domethënëse pasi konsolidon procesin. Është një grant prej 1.5 milionë euro të cilat akordohen në kuadër të Planit të Rritjes”, - tha Balluku.

Ndërkaq, gjatë fjalës së saj zv.kryeministrja kërkoi nga drejtuesit e institucioneve realizimin e planeve të veprimit që janë pjesë e vlerësimit të MONEYVAL dhe të vlerësimit nga Komisioni Evropian, por edhe sigurisht për përfitimin e grantit, që do të akordohet në kuadër të planit të rritjes.

“Duke qenë se Shqipëria do t’i nënshtrohet procesit të vlerësimit nga Komiteti MONEYVAL gjatë vitit 2025-2026, puna parapërgatitore që po ndërmerret nga të gjitha institucionet do të shërbejë për të mundësuar marrjen e një vlerësimi pozitiv. Është me rëndësi të veçantë, që të gjitha institucionet që Ju drejtoni të angazhohen me përkushtim maksimal për të përmbushur të gjitha kërkesat në mënyrë që vlerësimi i radhës së MONEYVAL për Shqipërinë të ruaj trendin pozitiv të vlerësimit që tashmë e kemi konsoliduar”, - tha Balluku.

Angazhimi i stafeve me njohuri të fushës, për t’ju përgjigjur në kohë kërkesave të ekspertëve vlerësues apo evidentimi me qartësi i nevojave buxhetore për ngritjen e sistemeve dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, janë disa nga masat që duhet të kenë vëmendje të veçantë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat