Nga cilat shtete e importon Shqipëria mishin? - Prodhuesit më të mëdhenj botërorë, furnizuesit kryesorë

Armela Duka/SCAN
Mishi dhe nënproduktet e tij janë ndër produktet bazë të shportës së konsumatorit, por meqënëse Shqipëria nuk arrin të mbulojë nevojën e saj, ky produkt importohet.
Por cilët janë furnizuesit kryesorë për tregun e mishit në Shqipëri? Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, vihet re se importi i mishit ka patur një rritje të vazhdueshme mujore. Përkatësisht, në muajin qershor të vitit aktual vendi ynë ka importuar kafshë të gjalla më së shumti nga Greqia, Turqia, Argjentina, Hungaria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut. Konkretisht, vlera e importit me Greqinë në muajin qershor të këtij viti arriti në 105 milionë lekë, me Turqinë 112 milionë lekë, me Kosovën 192 milionë lekë, ndërsa nga Maqedonia e Veriut importuam vetëm 2.8 milionë lekë kafshë të gjalla.
Theksojmë se Argjentina dhe Brazili janë prodhuesit më të mëdhenj botërorë të mishit, prandaj analiza do të përqëndrohet kryesisht në marrëdhënien tregtare që Shqipëria ka me këto dy shtete.
“Scan Intel” ka analizuar historikun e gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, për të kuptuar sesa na kushtoi importi i kafshëve të gjalla nga Argjentina dhe Brazili. Konkretisht në muajin qershor të vitit aktual importuam 2.1 milionë lekë kafshë të gjalla nga Argjentina dhe 268.4 milionë lekë nga Brazili.
Nëse analizën e shtrijmë në periudhën janar - qershor të këtij viti, vëmë re se vlera e importit të kafshëve të gjalla nga Brazili arriti në 1.4 miliardë lekë, ndërsa nga Argjentina ky import ishte vetëm 4.6 milionë lekë, por kjo vlerë e ulët shpjegohet edhe nga fakti se nga Argjentina kemi importuar kafshë të gjalla vetëm në muajt mars, prill dhe qershor të këtij viti. Nga ana tjetër, shifrat tregojnë se në 6 muaj nga Greqia importuam 845 mln lekë kafshë të gjalla, nga Hungaria 876 milionë, nga Turqia 390 milionë dhe nga Kosova importi për këtë produkt arriti në 108 milionë lekë.
Të dhënat konfirmojnë Brazilin si partnerin kryesor të Shqipërisë, por marrëdhëniet e shkëmbimit edhe me shtetet si Greqia, Hungaria, Turqia, Kosova etj mbeten të qëndrueshme dhe të rëndësishme.
Sondazh

“Të hiqet akciza e gazit për industrinë prodhuese” - Nisma ligjore e deputetit të PS: Do ulte kostot për produktet vendase
Ada Hazizolli/SCAN Prej janarit të këtij viti, nuk aplikohet më rimbursim për akcizën e gazit të lëngshëm, që përdoret nga industria prodhuese, ndërsa në......

Shtohen 50 medikamente në listën e rimbursimit - Koçiu: 1500 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë fishat e diabetit falas
Diamila Leka/ Scan Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se në mbledhjen Këshillit të Ministrave u miratua lista e re e......

Lojërat olimpike dhe shpërblimet për kampionët - Apartamente dhe lopë! Si dhe çfarë paguajnë vendet për fituesit
Dorina Kurtaj / SCAN Asgjë nuk vlen më shumë se sa një medalje ari në lojërat olimpike. Ose më saktë varet nga vendi që përfaqëson. Nëse lavdia është e......

Tatimet kujtesë bizneseve: Deklaroni pronësinë. Informacioni shërben për përllogaritjen e tatimit në burim
Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që brenda datës 20 Tetor, të deklarojnë ne e-Filing informacionin mbi statusin e pronësinë ose jo, të......

Dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë - Pavarësisht kësaj, priten rekorde të reja në ditët e ardhshme
Dorina Kurtaj / SCAN Temperatura mesatare e botës u ngjit në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të dielën e 21 korrikut, sipas monitoruesit të......

Problemi i kapitalizmit modern - Qeveritë po ndërhyjnë vazhdimisht për të zbutur vështirësitë ekonomike
Dorina Kurtaj / SCAN Që nga vitet 1970, norma mesatare e rritjes së të ardhurave globale për frymë ka rënë nga gati 3% në vit në më pak se 1%. Ekonomistët......

Blerës misteriozë menaxhojnë flotën e “errët” të LNG - Kompani të regjistruara në Emiratet e Bashkuara Arabe blejnë cisterna
Dorina Kurtaj/ SCAN Blerës misteriozë me lidhje me Rusinë po blejnë anije me gaz natyror të lëngshëm - LNG, në një seri lëvizjesh që sugjerojnë se Moska po......

Mete, takim me Drejtorin e BERZH për Ballkanin Perëndimor. Diskutohet financimi i projekteve të rëndësishme hekurudhore
Ministri i Financave Ervin Mete, priti në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga Matteo Colangeli, Drejtori i......