Zgjerimi i aktivitetit minerar - Hapet procedura konkurruese për 3 zona, fokusi te guri gëlqeror dhe ai dekorativ

Ola Mitre / SCAN
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për 3 leje të reja minerare. Sipas publikimit 2 prej zonave minerare të nxjerra për interes përfshijnë nxjerrjen e gurit gëlqeror, ndërsa 1 gurin dekorativ.
Shfrytëzimi i gurit gëlqeror parashikohet të kryhet në objektin “Pashkashesh”, Qarku Tiranë dhe “Mali i Sherishtës”, në Selenicë. Ndërkohë që, zona e tretë për mineralin e gurit dekorativ, përfshin objektin “Radesh – Gradec”, në Skrapar.
Aplikimi për këto leje minerare bazohet në planin vjetor të vitit 2019. Ndërkohë që, përgjatë këtij viti parashikohet të nxirren për interes edhe zona të tjera minerare, bazuar në Planin për vitin 2024, që u miratua vetëm pak javë më parë.
Zhvillimi i aktivitetit minerar sipas këtij plani do të fokusohet në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe ranor silicor. Dokumenti që orienton zhvillimin e sektorit për këtë vit parashikon hapjen e procedurave konkurruese apo zhvillimin e proceduarve të hapura për 20 zona minerare.
Sipas planit, 16 zona do të jepen për shfrytëzimin e mineraleve, ndërsa 4 zona të tjera janë për kërkim – zbulim. Kështu, referuar dokumentit zyrtar këtë vit synohet të jepen 2 leje për kërkim – zbulimin e mineralit të bakrit, me vendndodhje në Vaun e Dejës dhe Tropojë dhe 2 leje të tjera për mineralin e kromit me vendndodhje në Pukë dhe Kukës.
Sondazh

Kontrolli fizik i makinave, në ambientet e subjekteve - Risia, si do të kryhet regjistrimi pa shkuar në pikat e kolaudimit?
Diamila Leka/ Scan Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë një risi duke lehtësuar kryerjen e kontrollit Fizik të mjeteve. Kjo......

A është dushi i ftohtë i mirë për shëndetin? Ja çfarë thotë shkenca!
Edel Strazimiri / SCAN Ju mund të keni parë njerëz që kërcejnë në ujëra e dete të acarta ose banja elegante me akull, duke pretenduar se këto janë të mira......

OKB paralajmëron: Jemi shumë larg objektivit për të zhdukur urinë deri në vitin 2030!
Edel Strazimiri / SCAN Komuniteti ndërkombëtar është larg objektivit të tij për të zhdukur urinë deri në vitin 2030, sipas një raporti të Organizatës së......

Italia, gati planin e “Korridorit të hidrogjenit” - Projekti për transportin nga Mesdheu Jugor deri në Europën Veriore
Dorina Kurtaj /SCAN Italia do të organizojë një takim në vjeshtë për të paraqitur një rrjet për transportin e hidrogjenit nga Mesdheu jugor në Europën......

Parisi ul me 41% çmimet e hoteleve - Në pritje të turistëve për Lojërat Olimpike
Dorina Kurtaj / SCAN Çmimet e hoteleve në Paris në kuadër të Lojërave Olimpike kanë rënë pothuajse në gjysmën e normës së tyre maksimale, me hotelierët që......

“Hijet” e gjeopolitikës mbi tregjet ndërkombëtare - Perspektiva e një Europe gjithnjë e më të ndarë
Dorina Kurtaj /SCAN Politika ka përmbysur kursin e tregjeve ndërkombëtare. Investitorët përballen me perspektivën e një Europe gjithnjë e më të ndarë, një......

Rritje page për administratorin e financave të mbretit Charles - Me 1.9 milionë paund pas performacës pozitive të të ardhurave
Dorina Kurtaj /SCAN Kompania e menaxhimit të pronave të mbretit Charles i ka dhënë administratorit të financave një rritje page prej gati 20%, pasi......

Belgjika, me rregulla të reja të kodit rrugor - Gjobë për rripin e sigurimit edhe nëse e ke vendosur!
Dorina Kurtaj / SCAN Shumë vende përballen me shoferë të pabindur, por edhe me pasagjerë të padisiplinuar në automjete. Për shembull, vendosja e rripit të......