Bergamo “pushtohet” nga Rinasi! - Regjistron fluksin më të lartë të pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit

Dorian Koça/SCAN
Pasagjerët nga Shqipëria kanë regjistruar numrin më të lartë në aeroportin ndërkombëtar të Bergamos në Itali. Referuar shifrave të kompanisë të specializuar analitike “Air Service One”, në gjysmën e parë të vitit pasagjerët për dhe nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit kanë qenë mbi 338 mijë, me një diferencë të konsiderueshme ndaj aeroportit të Bukureshtit. Aktualisht, nga aeroporti i Rinasit për në Bergamo dhe anasjelltas kryhen deri në shtatë fluturime në ditë.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë kohore aeroporti i Bergamos ka regjistruar rreth 8,4 milionë pasagjerë. Interesant është fakti se trafiku i lartë i pasagjerëve për dhe nga aeroporti i Rinasit lë pas me diferenca të mëdha aeroporte të njohur ndërkombëtarë si London Stansted, Barcelona, apo Sabiha Gokcen të Stambollit, pa përmendur destinacione brenda Italisë.
Përsa i përket totalit të pasagjerëve sipas shteteve, natyrisht Italia mban vendin e parë, ndjekur nga Spanja, Rumania, Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia, të cilat kanë më shumë aeroporte sesa Shqipëria me vetëm një të tillë. Ndërsa, vendi ynë renditet i gjashti.
Duke u rikthyer në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në muajin qershor u arrit një shifër rekord pasagjerësh duke kaluar lehtësisht 1 milion. Periudha nga janari deri në qershor 2024 kishte gjithashtu një rritje të jashtëzakonshme, duke mirëpritur 4,790 milionë pasagjerë, në rritje me 65% nga viti i kaluar.
Sondazh

Qershori “sfidon” prirjet pozitive të sezonit turistik - Ngadalësohet rritja e hyrjeve nga të huajt!
Armela Duka/SCAN Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin qershor kanë treguar një ngadalësim në ritmet e rritjes në krahasim me muajt e mëparshëm.......

Si do të certifikohen operatorët turistik detar? - Projektligji, në Kuvend. Së pari, duhet të licencohen sipas ndryshimeve në ligj
Diamila Leka/ Scan Projektligji “Për disa ndryshime “Për turizmin Detar”, ka mbërritur në Kuvend ndërsa përcakton se operatorët turistikë të cilët kërkojnë......

Ky vend ka numrin më të lartë të mini marketeve për frymë! Çfarë i bën këto dyqane kaq të veçanta?
Edel Strazimiri / SCAN Koreja e Jugut është bërë mbreti global i dyqaneve me produkte ushqimore dhe jo vetëm, si në internet ashtu edhe jashtë tij. Deri në......

Balluku takim me homologun italian Salvini: Program ambicioz bashkëpunimi në energji, infrastrukturë dhe transport!
E . S / SCAN Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Romë një takim pune me homologun e saj italian......

Nis ndarja e fondeve për subvencionet në bujqësi - Financim në masën 100% për grupimet e fermerëve dhe blegtorëve
Ada Hazizolli/SCAN Ministria e Bujqësisë ka nisur ndarjen e fondeve për fermerët dhe blegtorët, të cilët u shpallën fitues nga programet e mbështetjes të......

Zgjerimi i aktivitetit minerar - Hapet procedura konkurruese për 3 zona, fokusi te guri gëlqeror dhe ai dekorativ
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për 3 leje të reja minerare. Sipas......

Kontrolli fizik i makinave, në ambientet e subjekteve - Risia, si do të kryhet regjistrimi pa shkuar në pikat e kolaudimit?
Diamila Leka/ Scan Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë një risi duke lehtësuar kryerjen e kontrollit Fizik të mjeteve. Kjo......

A është dushi i ftohtë i mirë për shëndetin? Ja çfarë thotë shkenca!
Edel Strazimiri / SCAN Ju mund të keni parë njerëz që kërcejnë në ujëra e dete të acarta ose banja elegante me akull, duke pretenduar se këto janë të mira......