Mete: Markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë!

E . S / SCAN
Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes.
Specifikisht për dy koncensione ku autoritet kontraktues është Ministria e Financave, koncesioni për pullat fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve, po ndiqen procedurat për mbylljen e tyre, tha Ministri Mete.
Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit, njoftoi për herë të parë Ministri.
Gjithashtu, sa i përket koncesionit tjetër, atij të pullave fiskale, Ministri i Financave vuri në dukje se për miratim në seancën e fundit plenare, atë të ditës së nesërme janë ndryshimet ligjore për të hequr koncesionarin nga dispozitat e ligjit të akcizave, si dhe për të hequr prerogativat e koncensionarit nga ky ligj. Ky shërbim nga 1 Janari 2025 kalon në menaxhim shtetëror. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit, deklaroi Ministri Mete.
Në dhjetor të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Financave, me urdhër të Ministrit, është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes për këtë kontratë koncesionare dhe tani po ndiqen të gjitha procedurat, në mënyrë që duke nisur nga 1 janar 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale të bëhet nga një person juridik publik, i autorizuar nga Këshilli i Ministrave, që do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.
Sondazh

Bergamo “pushtohet” nga Rinasi! - Regjistron fluksin më të lartë të pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit
Dorian Koça/SCAN Pasagjerët nga Shqipëria kanë regjistruar numrin më të lartë në aeroportin ndërkombëtar të Bergamos në Itali. Referuar shifrave të......

Qershori “sfidon” prirjet pozitive të sezonit turistik - Ngadalësohet rritja e hyrjeve nga të huajt!
Armela Duka/SCAN Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri në muajin qershor kanë treguar një ngadalësim në ritmet e rritjes në krahasim me muajt e mëparshëm.......

Si do të certifikohen operatorët turistik detar? - Projektligji, në Kuvend. Së pari, duhet të licencohen sipas ndryshimeve në ligj
Diamila Leka/ Scan Projektligji “Për disa ndryshime “Për turizmin Detar”, ka mbërritur në Kuvend ndërsa përcakton se operatorët turistikë të cilët kërkojnë......

Ky vend ka numrin më të lartë të mini marketeve për frymë! Çfarë i bën këto dyqane kaq të veçanta?
Edel Strazimiri / SCAN Koreja e Jugut është bërë mbreti global i dyqaneve me produkte ushqimore dhe jo vetëm, si në internet ashtu edhe jashtë tij. Deri në......

Balluku takim me homologun italian Salvini: Program ambicioz bashkëpunimi në energji, infrastrukturë dhe transport!
E . S / SCAN Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi në Romë një takim pune me homologun e saj italian......

Nis ndarja e fondeve për subvencionet në bujqësi - Financim në masën 100% për grupimet e fermerëve dhe blegtorëve
Ada Hazizolli/SCAN Ministria e Bujqësisë ka nisur ndarjen e fondeve për fermerët dhe blegtorët, të cilët u shpallën fitues nga programet e mbështetjes të......

Zgjerimi i aktivitetit minerar - Hapet procedura konkurruese për 3 zona, fokusi te guri gëlqeror dhe ai dekorativ
Ola Mitre / SCAN Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ftesën për pjesëmarrje në procedurën konkurruese për 3 leje të reja minerare. Sipas......

Kontrolli fizik i makinave, në ambientet e subjekteve - Risia, si do të kryhet regjistrimi pa shkuar në pikat e kolaudimit?
Diamila Leka/ Scan Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë një risi duke lehtësuar kryerjen e kontrollit Fizik të mjeteve. Kjo......