Europa Postuar më 26 Korrik 2024, 11:20

Gjermani, industria e ndërtimit është në krizë - Lejet e reja vazhdojnë të jenë në rënie të lirë

Nga SCAN TV
Gjermani, industria e ndërtimit është në krizë - Lejet

Dorina Kurtaj / SCAN

Lejet e ndërtimit në Gjermani vazhdojnë vetëm në një drejtim: poshtë. Deklarata u bë nga Shoqata Qendrore të Industrisë Gjermane të Ndërtimit.

Kjo industri deri më tani nuk ka treguar asnjë shenjë rimëkëmbjeje, edhe pse kriza vazhdon prej muajsh dhe qeveria ka premtuar mbështetje dhe investime shtesë.

Të dhënat e fundit tregojnë se sektori është ende në një ‘gjendje të trishtuar’. Lejet e reja të ndërtimit ranë 24.2% në maj krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës dhe me gati 40% që nga maji 2022. Analistët komentojnë se është shumë e qartë që Gjermania po rrëshqet në një krizë të thellë strehimi.

Industria gjermane e ndërtimit ka vuajtur prej disa kohësh, me ndjesitë dhe pritshmëritë që kanë arritur nivelet më të ulëta historike në vitin 2024. Inflacioni dhe normat e larta të interesit kanë rënduar rëndë industrinë, por edhe nëse këta dy faktorë trajtohen, ato do të vazhdojnë të mbeten probleme serioze, si për shembull kostot e ndërtimit dhe mungesat e fuqisë punëtore. Gjithashtu se mungesa e kërkesës ka të ngjarë të vazhdojë edhe për ca kohë, në një kohë që kostoja e lartë e ndërtimit të shtëpive për familjet mbetet problemi kryesor..

Qeveria gjermane u angazhua në buxhetin e vitit 2025 për të stimuluar investimet në ndërtim dhe për të ndërtuar më shumë banesa, veçanërisht duke financuar banesa sociale të përballueshme dhe duke mbështetur familjet që ndërtojnë shtëpi të gjelbra.

Por deri tani qasja e qeverisë ka pasur shumë pak ndikim dhe masat e reja nuk duken veçanërisht premtuese. Sipas ekspertëve duhen rritje të shpenzimeve qeveritare dhe masa të përkohshme për të nxitur industrinë, të tilla si ulja e taksave ose kostot e transaksionit.

Në të njëjtën kohë, kompanitë nuk kanë shumë hapësirë për planet e tyre të ardhshme, pasi masat e lidhura me buxhetin ndoshta do të vlejnë vetëm për një vit dhe jo më shumë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat