Harta e re e eksporteve/ Italia krijon “varësi” ndaj produkteve shqiptare, Ukraina në “top 5”

Armela Duka/SCAN
Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë në lidhje me ecurinë e eksporteve në vendin tonë, këtë herë është ndalur në hartën e eksporteve për të kuptuar se cilët janë partnerët kryesorë dhe ç’ peshë zënë ato ndaj totalit. Sipas të dhënave të INSTAT, Italia përfaqëson thuajse gjysmën e hartës së eksporteve të Shqipërisë gjatë qershorit, saktësisht 42.3% të totalit, ndërkohë që një vit më parë kjo peshë fiksohej në 43.3%. Pjesa më e madhe e eksporteve drejt Italisë janë tekstile dhe këpucë që i përkasin sektorit fason.
Në vendin e dytë renditet Kosova e cila zë 10.3% të totalit. Kjo e fundit ndiqet nga Greqia dhe Gjermania të cilat përfaqësojnë përkatësisht 6% dhe 3% të totalit të eksporteve të realizuara në vendin tonë gjatë muajit qershor 2024. Ajo që duhet theksuar është se këtë vit listës së partnerëve të shkëmbimit tregtar i është shtuar edhe Ukraina e cila zë 4.9% të totalit. Ndërkohë, shtetet si: Spanja, Maqedonia e Veriut, Kina, Serbia dhe Mali i Zi përbëjnë më pak se 5% të totalit secila.
Por si ka ndryshuar renditja e partnerëve kryesorë tregtarë krahasuar me një vit më parë? Nëse analizojmë shifrat e eksporteve për muajin qershor 2023, vëmë re se renditja mbetet e pandryshuar për Italinë, Kosovën dhe Greqinë të cilat vazhdojnë të pozicionohen në 3 vendet e para me peshën më të lartë të eksporteve. Ndërkohë, vendin e 4-ët dhe të 5-stë e gëzojnë Suedia dhe Spanja që përfaqësojnë afro 9% të totalit së bashku .
Pra, ajo çfarë konstatojmë përmes shifrave është se në qershor 2024, ka ndodhur një rotacion, ku Suedia dhe Spanja zëvëndësohen nga Gjermania dhe Ukraina. Në të kundërt, pesha e eksporteve në vendet e rajonit si Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Mali i Zi mbeten thuajse të papërfillshme krahasimisht me totalin pasi ato zënë minimalisht 1.8% dhe maksimalisht 2.9% të totalit të eksporteve.
Sondazh

Ekonomia e SHBA shënon rritje prej 2.8% - Një ritëm më i lartë se sa pritshmëritë
Dorina Kurtaj / SCAN Aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara ishte dukshëm më i fortë se sa pritej gjatë tremujorit të dytë, i nxitur nga një konsum i......

OpenAI prezanton motorin e ri të kërkimit - “SearchGPT” shkakton rënien e aksioneve të “Alphabet”
Dorina Kurtaj / SCAN OpenAI prezantoi një prototip të motorit të saj të kërkimit, të quajtur SearchGPT, i cili synon t'u japë përdoruesve përgjigje të......

Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale - Irlandë, qendrat e të dhënave konsumojnë më shumë energji se banesat
Dorina Kurtaj /SCAN Ishte vetëm cështje kohe dhe ajo kohë ka ardhur. Viti 2023 ishte viti në të cilin për herë të parë në histori konsumi i energjisë......

Gjermani, industria e ndërtimit është në krizë - Lejet e reja vazhdojnë të jenë në rënie të lirë
Dorina Kurtaj / SCAN Lejet e ndërtimit në Gjermani vazhdojnë vetëm në një drejtim: poshtë. Deklarata u bë nga Shoqata Qendrore të Industrisë Gjermane të......

OKB, apel global për veprim ndaj nxehtësisë ekstreme - “Qeveritë të reduktojnë urgjentisht emetimet e karburanteve fosile”
Dorina Kurtaj / SCAN Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje vendeve që të përballen me urgjencën e nxehtësisë ekstreme, të nxitur......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Mete: Markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë!
E . S / SCAN Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave......

Bergamo “pushtohet” nga Rinasi! - Regjistron fluksin më të lartë të pasagjerëve në gjysmën e parë të vitit
Dorian Koça/SCAN Pasagjerët nga Shqipëria kanë regjistruar numrin më të lartë në aeroportin ndërkombëtar të Bergamos në Itali. Referuar shifrave të......