Cilat janë efektet e kontrollit fizik të mjeteve me “Easy Check”? - Toska: Me këtë shërbim do minimizohet trafiku dhe aksidentet gjatë transportit

Diamila Leka/ SCAN
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka një lehtësi e cila quhet “Easy Check”, që do të thotë kontrolli fizik i mjeteve për të gjithë ata koncensionarë që tregtojnë mjete dhe ky kontroll do të zhvillohet në vendin ku tregtohen dhe ku zhvillohet biznesi.
Arbër Toska Përgjegjës sektori për identifikimin e mjeteve, DPSHTRR:
“Shërbimi easy check është një shërbim fleksibël dedikuar në ndihmë të biznesit. Ai i ofrohet të gjithë subjekteve dhe koncensionarëve që kanë flota mjetesh të rënda, të veçanta, të shumta në numër, duke mundësuar kryerjen e kontrollit fizik në ambientet e subjektit prej specialistëve të DPSHTRR, pa qenë nevoja që mjetet të paraqiten pranë drejtorive rajonale. Ky shërbim ofrohet vetëm nga DRSHTRR Tiranë dhe Durrës. Pasi të plotësohet dhe dërgohet formulari me të dhënat e subjektit dhe të mjeteve të cilat i nënshtrohen kontrollit fizik minimalisht prej 5 mjetesh subjekti do të kontaktohet me telefon nga stafi i DPSHTRR për përcaktimin e datës dhe orarin e kryerjes së kontrollit fizik”.
Por për t’u ndalur në efektet e easy check, cilat do të jenë ato?
“Kursim kohe, kursim shpenzimesh karburanti, lehtësimi i trafikut në qarkullimin rrugor, dhe minimizimi i rriskut të aksidenteve gjatë transportit të mjeteve në drejtoritë rajonale”
Sipas Toskës kjo procedurë do lehtësojë radhët e makinave të cilat do të paraqiten për kontroll fizik si dhe nga ana tjetër, do të menaxhojë fluksin e tyre.
“Duke qenë se minimum i mjeteve është 5, kjo do të ketë impakt të konsiderushëm në fluksin e mjeteve që paraqiten për kontroll. Kosto e këtij shërbimi “Easy Check” është 1000 lekë kosto shtesë për çdo mjet.”
Sondazh

Treni Tiranë-Durrës, 193 mln lekë për shpronësimet - Publikohet lista me 74 pasuri të paluajtshme. Përfundimi i procesit do i hapë rrugë punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 193 mln lekë është vlera totale paraprake e shpronësimit për pronat që preken nga projekti hekurudhor Tiranë – Durrës –......

136.2 mln euro grant për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit - Firmoset marrëveshja, punimet për rehabilitimin e linjës do të nisin në vitin 2025
Ola Mitre/SCAN 136.2 mln euro është vlera e grantit të dhënë nga Bashkimi Evropian për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. Marrëveshja u......

Mallrat e akcizës, rekord në 6 muaj - U zhdoganuan më shumë karburante, kafe, cigare dhe birrë
Dorian Koça/SCAN Zhdoganimi i mallrave të akcizës ka regjistruar rekorde në periudhën janar-qershor, për të paktën 3 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare......

Granti i BE për Vorë-Hani i Hotit, Mete nënshkruan marrëveshjen: Granti më i madh i akorduar ndonjëherë nga BE për një projekt investimi!
E . S / SCAN Një marrëveshje që siguron 136 milionë Euro grante të BE-së për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit u nënshkrua sot, në......

Harta e re e eksporteve/ Italia krijon “varësi” ndaj produkteve shqiptare, Ukraina në “top 5”
Armela Duka/SCAN Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë në lidhje me ecurinë e eksporteve në vendin tonë, këtë herë është ndalur në hartën e eksporteve për......

Ekonomia e SHBA shënon rritje prej 2.8% - Një ritëm më i lartë se sa pritshmëritë
Dorina Kurtaj / SCAN Aktiviteti ekonomik në Shtetet e Bashkuara ishte dukshëm më i fortë se sa pritej gjatë tremujorit të dytë, i nxitur nga një konsum i......

OpenAI prezanton motorin e ri të kërkimit - “SearchGPT” shkakton rënien e aksioneve të “Alphabet”
Dorina Kurtaj / SCAN OpenAI prezantoi një prototip të motorit të saj të kërkimit, të quajtur SearchGPT, i cili synon t'u japë përdoruesve përgjigje të......

Përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale - Irlandë, qendrat e të dhënave konsumojnë më shumë energji se banesat
Dorina Kurtaj /SCAN Ishte vetëm cështje kohe dhe ajo kohë ka ardhur. Viti 2023 ishte viti në të cilin për herë të parë në histori konsumi i energjisë......