Leku ka frenuar mbiçmimin ndaj valutave kryesore. Çfarë pritet në vijim?

Dorian Koça/SCAN
Pas një fillimi të këtij viti me ravansh ndaj valutave kryesore, leku duket se ka gjetur “status quo-në” në muajt e fundit. Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, nga fillimi i muajit maj e deri në ditët e sotme, euro është këmbyer me monedhën tonë kombëtare në intervalin pranë 100 lekëve, ndonëse kjo periudhë ka përkuar edhe me nisjen e sezonit turistik, çka mund të sillte sasi më të mëdha valute në ekonomi.
Disi më ndryshe paraqitet ecuria e dollarit amerikan, ku luhatjet kanë qenë disi më të theksuara, por që gjithsesi në kursin zyrtar të këmbimit nuk ka zbritur poshtë 91 lekëve.
Në analizat e saj, Banka e Shqipërisë ka deklaruar gjithnjë se trendi forcues i lekut gjatë viteve të fundit është shkaktuar nga përmirësimi strukturor i sektorit të jashtëm të ekonomisë, i manifestuar në ngushtimin e vazhdueshëm të deficitit të llogarisë korrente, si rrjedhojë e rritjes së eksporteve të shërbimeve, dhe në rritjen e vazhdueshme të investimeve të huaja direkte.
Krahas këtij faktori, ecuria mbiçmuese e monedhës vendase ka reflektuar edhe rritjen e besimit ndaj monedhës sonë kombëtare në tregun valutor, si rrjedhojë e rritjes së besimit të agjentëve të tregut në qëndrueshmërinë e saj dhe e përmirësimit të ndjesisë së investitorëve të huaj për perspektivën e ekonomisë shqiptare.
Por, mbiçmimi i lekut ndaj valutave kryesore, ka anët pozitive dhe negative në ekonomi. Mbiçmimi i lekut ka rezultuar në norma më të ulëta inflacioni, duke mbrojtur deri diku konsumatorët nga gërryerja e fuqisë blerëse. Në të njëjtën kohë, normat më të ulëta të inflacionit kanë mundësuar rritje më të ngadaltë të normës bazë, duke prodhuar ndikim më pak negativ në rritjen ekonomike.
Mbiçmimi i lekut ka ndikuar pozitivisht në forcimin e stabilitetit financiar, si dhe në reduktimin e borxhit të jashtëm të sektorit privat e publik. Nga ana tjetër, forcimi i lekut, që prej vitit të kaluar e deri më sot po rëndon pozicionin financiar dhe konkurrues të disa segmenteve të sektorit të eksportit.
Përsa i përket muajve të ardhshëm, pritet një zbutje e mbiçmimit të mëtejshëm të monedhës vendase, pasi pritet që të ndikojë ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në fillim të muajit korrik me 0,25 pikë përqindjeje, në nivelin prej 3%.
Gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka Qendrore synon të blejë përmes ankandeve 250-330 milionë euro, por nëse vërehen situata anormale në treg, ky institucion mund të ndërhyjë për të stabilizuar kursin e këmbimit të lekut me valutat kryesore, sidomos monedhën e përbashkët europiane.
Sondazh

Inteligjenca artificiale, 4% e profesioneve në rrezik - “61% e vendeve të punës do të transformohen rrënjësisht”
Dorina Kurtaj /SCAN Pothuajse dy të tretat e vendeve të punës në Britani mund të transformohen falë inteligjencës artificiale, me vetëm një përqindje të......

Jep dorëheqjen kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla
Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Kuvendit, pas 3 vitesh që mbante këtë detyrë. Në mbyllje të sesionit parlamentar, Nikolla tha se......

BE hap zyrtarisht procedurat e deficitit kundër 8 vendeve anëtare!
Edel Strazimiri / SCAN Këshilli i BE-së hapi procedurat zyrtare të premten kundër disa shteteve anëtare që mendohet se kanë mungesa në buxhetet e......

Ndërtuesit, autoriteteve: Po na penalizoni të punojmë - Shoqata: Ditën ndalohet qarkullimi betoniereve, natën policia ndërpret punimet
Diamila Leka/ Scan Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ngre shqetësimin në lidhje me penalizimet dhe bllokimin e veprimtarisë së kompanive që ushtrojnë......

Nga cilat vende erdhën 1.2 mln shtetas të huaj në qershor? - INSTAT: Kosova, Italia dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të ruajnë kryesimin
Ledina Elezi/SCAN Rreth 1.2 milionë është numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajit qershor, numër që është rritur me......

Sa u kushtoi qytetarëve blerja e mallrave të akcizës? - Brace: Në 11 vite, rreth 55 mln euro të paguara vetëm për markimin e karburanteve
Ledina Elezi/SCAN Rreth 4 milionë euro në vit u ka kushtuar qytetarëve blerja e produkteve të akcizës me pulla fiskale dhe 5 milionë euro për markimin e......

Cilat janë efektet e kontrollit fizik të mjeteve me “Easy Check”? - Toska: Me këtë shërbim do minimizohet trafiku dhe aksidentet gjatë transportit
Diamila Leka/ SCAN “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka një lehtësi e cila quhet “Easy Check”, që do të thotë kontrolli fizik i......

Treni Tiranë-Durrës, 193 mln lekë për shpronësimet - Publikohet lista me 74 pasuri të paluajtshme. Përfundimi i procesit do i hapë rrugë punimeve
Ola Mitre / SCAN Rreth 193 mln lekë është vlera totale paraprake e shpronësimit për pronat që preken nga projekti hekurudhor Tiranë – Durrës –......