Kina “mund” Turqinë! Struktura e importeve shqiptare për 2025: Italia kryeson, por rritet influenca aziatike

Të dhënat më të fundit mbi strukturën e importeve tregojnë se pesha e partnerëve kryesorë të Shqipërisë ka pësuar lëvizje të dukshme gjatë periudhës Janar-Tetor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Grafiku i shpërndarjes së peshës, i krijuar nga "Scan Intel", tregon se Italia vijon të ruajë pozicionin e vendit të parë me 21% të importeve totale, megjithëse me një rënie të lehtë prej 1.8%. Pas saj renditet Kina, e cila këtë vit ka shënuar një rritje të fortë dhe ka arritur në 13.2%, duke forcuar dukshëm pozicionin e saj si furnitor strategjik.
Turqia ka rënë në vendin e tretë me 9.5%, pas një tkurrjeje të ndjeshme prej 14.9% krahasuar me vitin e kaluar, duke humbur terren edhe përballë Kinës. Greqia mban vendin e katërt me 8.1% të importeve dhe ka shënuar një rritje të qëndrueshme prej 4%. Ndërkohë Gjermania ka regjistruar rënie të peshës së importeve nga 7.2% në 6.8%, reflektuar edhe në ndryshimin vjetor negativ prej 5.9%.
Serbia vijon trendin rritës, duke arritur 2.7% të totalit dhe duke shënuar një zgjerim prej 8.4%, ndërsa Polonia konfirmon një pozicion të fortë me 2.3% të importeve dhe një rritje solide prej 11.1%. Arabia Saudite ruan stabilitetin me 2.1% dhe një rritje modeste prej 0.8%. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë pësuar rënie të ndjeshme të peshës së importeve nga 2.3% në 2%, duke reflektuar një tkurrje prej 12.2%. Edhe Koreja e Jugut ka shënuar rënie të lehtë, duke zbritur nga 2% në 1.9%.
Të dhënat tregojnë se përbërja e partnerëve kryesorë është përgjithësisht e qëndrueshme, por me zhvendosje të dukshme në renditje. Kina ka dalë fituese e këtij viti duke marrë vendin e dytë dhe duke shënuar rritjen më të fortë me 24.3%, ndërsa Turqia është vendi që ka humbur më shumë terren. Pesha e grupit “Të tjerët” ka rënë nga 31.5% në 30.4%, çka tregon se importet po përqendrohen gjithnjë e më shumë te partnerët kryesorë.
Panorama e përgjithshme tregon një rishpërndarje të qartë të furnizuesve kryesorë, me një rritje të influencës aziatike dhe një ngadalësim të lehtë të disa partnerëve tradicionalë europianë e transatlantikë.
Workshopi Ndërkombëtar për hetimet penale, Xhaja: AAPSK, progres në mirëadministrimin e pasurive të krimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) merr pjesë në workshop-in tre-ditor “Inspektorëve Tatimorë pa Kufij - Programi i......
Kina “financon” SHBA-në - Pse Uashingtoni ka marrë 200 mld USD kredi nga bankat shtetërore kineze?
Prej vitesh, Uashingtoni ka paralajmëruar vendet e tjera të mos u besojnë huave nga bankat shtetërore kineze, që kanë ndihmuar ngritjen e Kinës si superfuqi.......
Rregulla të reja për deklarimin e faturave - Pr/ligji për fiskalizimin, forcohet gjurmueshmëria e transaksioneve me blerës të huaj
Ligji për fiskalizimin do të pësojë ndryshime, që synojnë të rrisin kontrollin dhe gjurmueshmërinë e transaksioneve. Konkretisht, ndryshimet në......
“Tarifë 500% për vendet që bëjnë tregti me Rusinë” - Trump paralajmëron masa të reja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Një projektligj i propozuar në Senatin Amerikan mund të vendosë një tarifë prej 500% ndaj vendeve që vazhdojnë të tregtojnë me Moskën, duke përfshirë blerës......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar luhatje të lehta të kuotës nga një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 82.7 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë sipas......
Situata meteorologjike, kryesisht e qetë - Reshje me intensitet të ulët deri mesatare. Pa probleme serioze në nivel kombëtar
Në një komunikim për publikun, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se situata meteorologjike në vend paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me......
IA “nxit” sistemet e ruajtjes së energjisë - Kërkesa globale për këto rrjete mund të rritet me 40% në 2026
Kërkesa gjithnjë e më e lartë për energji nga qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale në SHBA pritet të nxisë një cikël të fortë zgjerimi për......
Kriza e bizneseve në Kosovë - Liberalizimi i tregut të energjisë ka rritur çmimet dhe reduktuar kapacitetet
Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë ka goditur rëndë bizneset prodhuese, duke rritur ndjeshëm kostot dhe duke kufizuar mundësitë e tyre......





