Europa Postuar më 29 Korrik 2024, 10:42

Familjet në Eurozonë hezitojnë të marrin kredi - BQE: Huatë bankare janë rritur vetëm me 0.3%

Nga SCAN TV
Familjet në Eurozonë hezitojnë të marrin kredi - BQE:

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Familjet në eurozonë vazhdojnë të shmangin huamarrjen e konsiderueshme nga bankat, është përfundimi i raportit të fundit të Bankës Qendrore Europiane  për zhvillimet monetare në qershor.

Sipas BQE-së, kreditë bankare për familjet në eurozonë u rritën me vetëm 0.3 % nga viti në vit në qershor, që është e njëjtë me majin. Vlera totale e kredive për kompanitë u rrit me 0.7 % nga viti në vit, duke u përshpejtuar krahasuar me rritjen prej 0.3 % në muajin maj.

Vlera e agregatit monetar M3 të totalit të aktiveve likuide të Eurozonës u rrit me       2.2 % nga viti në vit në qershor dhe vlera e agregatit monetar më të ngushtë M1, i cili përfshin paranë në qarkullim dhe depozitat njëditore, ra me 3.4 % krahasuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Të dhënat e kredisë janë thelbësore për politikëbërësit e politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane, të cilët duhet të vendosin për një ulje të mundshme të normave të interesit referencë në Eurozonë.

Në korrik, Banka Qendrore Europiane ka mbajtur normën e interesit për operacionet kryesore në 4.25 %, normën e interesit për depozitat në 3.75 % dhe normën marxhinale të interesit në 4.5 %.

Takimi i radhës i Bankës Qendrore Europiane kushtuar politikës monetare dhe normave të interesit do të mbahet në shtator.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat