Europa Postuar më 29 Korrik 2024, 13:50

Gjermani, besimi i bizneseve në rënie të lirë - Pesimizmi mbizotëron në të gjithë sektorët

Nga SCAN TV
Gjermani, besimi i bizneseve në rënie të lirë - Pesimizmi

Dorina Kurtaj / SCAN

 

Në korrik, ndjesia e biznesit në Gjermani ishte në rënie për të tretin muaj radhazi, dhe pesimizmi aktualisht mbretëron në të gjithë sektorët. Këto janë të dhënat që dalin nga raporti i publikuar nga Instituti IFO për Kërkime Ekonomike nga Mynihu.

Sipas njoftimit, indeksi, i cili mat ndjesinë e biznesit të kompanive gjermane, ra nga 88.6 në qershor në 87 pikë në korrik.

Tregjet prisnin tendencë të kundërt, konkretisht që vlera e këtij indeksi do të rritej lehtësisht në 88.9 pikë.

Kompanitë ishin më pak të kënaqura me situatën aktuale të biznesit dhe pesimizmi për zhvillimin e biznesit në gjashtë muajt e ardhshëm është gjithnjë e më i theksuar.

Optimizmi shënoi rënie në sektorë të ndryshëm si në tregti, prodhim, sektorin e shërbimeve dhe ndërtimtarisë, pra në të gjithë sektorët e vëzhguar.

Analistët shprehen të bindur kur thonë se ekonomia gjermane është mbërthyer në një krizë.

Aktiviteti ekonomik në sektorin privat gjerman ra sërish në zonën e tkurrjes në korrik dhe situata në prodhim është shqetësuese.

Problemet e prodhimit gjerman janë sfidat strukturore, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë dhe çmimet relativisht të larta të energjisë, dhe fakti që prodhuesit gjermanë të autojeteve dhe makinerive po humbasin ‘frymën e tyre’ në lidhje me konkurrencën kineze është një shqetësim i veçantë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat