Franca përgatitet për masa shtrënguese - Kriza pas lojërave olimpike pritet të zgjasë deri në 12 vjet

Dorina Kurtaj / SCAN
Franca duhet të bëjë pa vonesë një përpjekje të madhe për të racionalizuar buxhetin e saj, një përpjekje që do të zgjasë shtatë deri në dymbëdhjetë vjet dhe që parashikon një ulje të shpenzimeve. Kjo pa përjashtuar një rritje të taksave ose një ngrirje të rregullimit të përfitimeve të sigurimeve shoqërore.
Kjo është ideja qendrore e mesazhit të dhënë nga Këshilli i vendit për Analizën Ekonomike - CAE, një organ publik i ngarkuar me informimin e kryeministrit.
Studimi i referohet financave publike të vendit të cilat “janë në gjendje të keqe” pasi në vitin 2023 borxhi publik arriti në rreth 110% të PBB-së, ndërsa deficiti buxhetor u rishikua nga 4.9% në 5.5% të PBB-së. Qoftë për të shmangur rritjen e normave të huamarrjes së qeverisë ose për të mbajtur borxhin nën kontroll ose thjesht për të respektuar angazhimet europiane të vendit, qeveritë e ardhshme në mënyrë të pashmangshme do të duhet të merren me problemin.
Tre faktorë mund të ndikojnë në raportin e borxhit ndaj PBB-së: deficiti primar, dmth. bilanci i shpenzimeve dhe të ardhurave qeveritare pa interesat, interesi dhe rritja e PBB-së. Në shënimin e tyre, ekonomistët tregojnë se me kalimin e kohës normat e interesit dhe rritja e PBB-së “anulojnë njëra-tjetrën” në Francë. Me fjalë të tjera, rritja e PBB-së mjafton vetëm për të paguar interesat e kredive për shërbimin e borxhit, ndërsa vetë borxhi, i cili në terma absolutë ka arritur në 3.1 trilion. euro, “nuk është gjë tjetër veçse shuma e deficiteve parësore të pesëdhjetë viteve të fundit”.
Lajmi i mirë, sipas ekspertëve në Këshillin për Analizat Ekonomike, është se Franca është ende në kontroll të borxhit të saj. Lajmi i keq është se ajo nuk mund të llogarisë vetëm në rritjen për të ndaluar rritjen e borxhit të saj, i cili në vitin 1970 arriti vetëm 21% të PBB-së. Që raporti të stabilizohet në nivelin aktual, deficiti primar duhet të zvogëlohet në zero dhe më pas të krijohet një suficit primar. Rasti ngjan me atë të Greqisë.
Ekspertët besojnë se 2.5 miliardë euro në vit mund të kursehen menjëherë nëse zbritjet e taksave për shpenzimet e kërkimit në kompanitë e mëdha franceze do të reduktoheshin.
Sondazh

Familjet në Eurozonë hezitojnë të marrin kredi - BQE: Huatë bankare janë rritur vetëm me 0.3%
Dorina Kurtaj / SCAN Familjet në eurozonë vazhdojnë të shmangin huamarrjen e konsiderueshme nga bankat, është përfundimi i raportit të fundit të Bankës......

Si do përzgjidhen kandidatët për deputetë te 2025/ Prezantohen risitë e platformës ku mund të aplikohet
Është prezantuar sot platformën Deputeti që Duam, një risi që Partia Socialiste e aplikoi për herë të parë gjatëzgjedhjeve të vitit 2021 e cila kishte si synim......

Kush është Ervin Hoxha, ministri i ri i Brendshëm?
Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri. Në postin e ministrit......

Kush është Pirro Vengu, ministri i ri i Mbrojtjes?
Pirro Vengu u emërua sot nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS si ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit, i cili e ka mbajtur këtë post që në......

Kush është Petrit Malaj, ministri i ri i Financave?
Petrit Malaj do të jetë ministri i ri i Financave. Malaj ka mbajtur deri tani detyrën e kreut të Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore. Malaj është......

Rama bën ndryshime në Qeveri, emrat e ministrave të rinj
Partia Socialiste zhvilloi këtë të dielë Kongresin, ku kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri. Ervin Mete ikën nga ministria e Financave. Në vend......

Greqia ‘mbytet’ nga turistët - Vendasit kërkojnë një kufi për numrin e vizitorëve!
Edel Strazimiri / SCAN Të armatosur me shkopinj selfie dhe telefona, turistët vërshojnë në Santorini nga kudo. Disa e përballojnë nxehtësinë e pasdites......

‘Dremitje fuqizuese’: Sa duhet të zgjasë gjumi gjatë ditës për të qenë i mirë për trupin?
Edel Strazimiri / SCAN Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primordial: në fakt midis orës 13:00 dhe 14:00 temperatura e......