Shqipëria Postuar më 29 Korrik 2024, 12:17

Central eolik 55 MW në Korçë - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse

Nga SCAN TV
Central eolik 55 MW në Korçë - Energjia e erës / Interes

Ola Mitre / Scan

 

Teksa energjia e erës nuk është shfrytëzuar ende në vendin tonë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një aplikim i ri për ndërtimin e një centrali të madh, me kapacitet të instaluar 55 MW. Sipas interesit të shprehur nga Bashkimi i Përkohshëm i shoqërive "ALBPOWER", "FAVINA” dhe "FAVINA 1", centrali parashikohet të ndërtohet në Njësinë Administrative Mollaj, të Bashkisë Korçë. Ndërkohë që, në rast të miratimit shoqëria nuk do të përfitojë nga masat mbështetëse të qeverisë.

Një aplikim i ngjashëm për një impiant eolik 120 MW u dorëzua pak kohë më parë pranë MIE, duke treguar interesin që investitorët kanë në këtë drejtim. Kjo, duke marrë në konsideratë se aktualisht, në vendin tonë nuk ka asnjë impiant të prodhimit të energjisë nga era, ndërkohë që nevoja për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë është e madhe, për shkak të varësisë nga kushtet hidrike.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, aktualisht janë vetëm 2 kompani të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga era, por impiantet nuk kanë hyrë ende në prodhim. Ndërkaq, në korrik të vitit që shkoi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli projektet fituese të Ankandit për Parqe Eolike, duke kualifikuar 3 kompani, teksa kapaciteti total i tyre ishte 222.48 MW.

 

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 29 Korrik

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet edhe sot me 99.9 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat