Shqipëria, tregti edhe me Kubën - Nga duhani, tek pijet alkoolike gjatë gjysmës së parë të vitit

Armela Duka/SCAN
Shqipëria importon një sërë produktesh nga Kuba, edhe pse volumi i tregtisë mes dy vendeve është relativisht i ulët. Kuba është e famshme për cigaret dhe purot e saj, veçanërisht për markat e njohura të puros kubane si Cohiba dhe Montecristo.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cilat kategori mallrash importon më shumë Shqipëria nga Kuba. Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës Janar- Qershor 2024 vlera e importit për produktin “Pijet, alkoolet dhe uthullat” arriti në 8.8 mln lekë. Nëse analizojmë shifrat në terma mujorë vemë re se në muajt shkurt dhe prill importuam më shumë. Përkatësisht, vlera e importit për pijet, alkoolet dhe uthullat nga Kuba arritën në afro 925,000 lekë në shkurt dhe 867,000 lekë në prill.
Ndërkohë, produkti i dytë më i importuar është “Duhan dhe zëvëndësuesit e përpunuar të duhanit” me 7 milionë lekë në 6-mujorin e parë të vitit. Por theksojmë se në muajt Janar dhe Qershor nuk kemi importuar, dhe kjo vlerë është përllogaritur në bazë të importit të realizuar në 4 muajt e tjerë.
Gjithashtu, marrëdhënia tregtare mes Shqipërisë dhe Kubës ka patur në përbërjen e saj edhe importe të zërave si “Përgatitje të ndryshme të ngrënshme”, “Plastika dhe artikuj prej tyre” si dhe “Avionët, anijet e hapësirës dhe pjesët e tyre” por këto produkte importohen shumë rrallë krahasimisht me ato të analizuar më sipër. Psh pjesët e avionëve i këmi importuar vetëm në shkurt dhe vlera e tyre arriti në 24,095 lekë.
Nga ana tjetër, lidhur me marrëdhënien e shkëmbimit, Shqipëria më shumë merr produkte sesa jep në Kubë. Këtë e konstatojmë pikërisht përmes shifrave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, ku Kuba ka shfaqur interes për produktet shqiptare vetëm 2 herë gjatë muajit prill. Konkretisht, eksportoi 8,387,692 lekë lëndë djegëse minerale, vajra minerale dhe produkte të distilimit të tyre si dhe produkte të ndryshme kimike në vlerën 3,188,644 lekë.
Sondazh

Central eolik 55 MW në Korçë - Energjia e erës / Interes nga investitorët privatë, nuk përfiton nga masat mbështetëse
Ola Mitre / Scan Teksa energjia e erës nuk është shfrytëzuar ende në vendin tonë, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbërritur një......

Më shumë të ardhura dhe procedura të lehtësuara - DPSHTRR: Janar-qershor, 115.5 milionë lekë plus nga targat risi
Diamila Leka/ Scan Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka analizuar të dhënat në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas......

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan 3-vjeçar në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet!
Edel Strazimiri / SCAN Italia dhe Kina nënshkruan një plan veprimi tre-vjeçar të dielën për të zbatuar marrëveshjet e kaluara dhe për të eksperimentuar......

Sigurimi motorik, 6.6 mld lekë prime në 6-mujorin e parë - Rritet numri i kontratave. Shkak, shifrat e larta të aksidenteve
Ledina Elezi/SCAN Më shumë qytetarë po sigurojnë automjetet e tyre në rast aksidenti, fakt që vërehet në rritjen e numrit të kontratave të sigurimit......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet edhe sot me 99.9 lekë......

Turqia i kthen Riadit 5 miliardë dollarë - Shenjë e stabilizimit të rezervave valutore të vendit
Dorina Kurtaj / SCAN Banka Qendrore e Turqisë bëri një lëvizje historike duke kthyer një depozitë prej 5 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite.......

“Vala” e automjeteve kineze të prodhuara në Europë - Kompanitë nga Kina po hapin fabrika nga Spanja, në Poloni
Dorina Kurtaj / SCAN Një kërcënim i ri i madh për prodhuesit europianë të makinave janë automjetet elektrike kineze "made in Europe". Në një moment që......

Gjermani, besimi i bizneseve në rënie të lirë - Pesimizmi mbizotëron në të gjithë sektorët
Dorina Kurtaj / SCAN Në korrik, ndjesia e biznesit në Gjermani ishte në rënie për të tretin muaj radhazi, dhe pesimizmi aktualisht mbretëron në të......