Shqipëria Postuar më 29 Korrik 2024, 12:20

Rritet numri i të papunëve afatgjatë - Me një normë prej 71%, renditemi të dytët në Europë

Nga SCAN TV
Rritet numri i të papunëve afatgjatë - Me një normë

Xhorxhina Deda/SCAN

 

Nga 10.9% që ishte shkalla e papunësisë në vitin 2022, në vitin 2023 u ul me 0.2 pikë përqindje, duke arritur në 10.7%. Gjatë vitit 2023, numri i të papunëve në Shqipëri është 158,801 persona, megjithatë të dhënat tegojnë se shkalla e papunësisë për të rinjtë vazhdon të mbetet e lartë. Për grupmoshën 15-24 vjeç ky tregues është 25.6% dhe krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë për këtë grupmoshë u rrit me 0.7 pikë përqindje. “Scan Intel” është ndalur këtë herë në një tregues mjaft delikat sa i përket papunësisë në vend. Bëhet fjalë për normën e të papunëve afatgjatë, pra personat e papunë prej një viti a më shumë.

Sipas të dhënave të INSTAT, personat e papunë, prej një viti a më shumë, përbëjnë 71.2% të të papunëve gjithsej, ose rreth 113 mijë persona. Lajmi i keq është se krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 4.3 pikë përqindje. Pra, megjithëse tregu i punës në disa sektorë po shfaq nevoja emergjente për punonjës, në krahun tjetër ka persona që kanë më shumë se një vit në kërkim të një pune dhe nuk e kanë gjetur një tillë.

Por ku na pozicionon kjo shifër mes vendeve të tjera të Europës?

“Scan Intel” ka kryqëzuar shifrat e INSTAT me ato të EUROSTAT, për të parë se si paraqitet norma e të papunëve afatgjatë për popullsinë 15 vjeç e lart. Me një normë prej 71.2% dhe 72.8%, të dhënat rendisin Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën si dy vendet me normën më të lartë të papunëve afatgjatë ndaj të paunëve gjithsej. Më pas ndjekin Sllovakia, Greqia dhe Italia.

Mesatraja e Bashkimit Europian vlerësohet në 35% për vitin 2023, ndërsa vemdet me normën më të ulët janë Islanda me 9.4%, Danimarka me 10.7% dhe Norvegjia me 13.2%.

Sondazh

Poll
Shqipëria 29 Korrik

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan është blerë sot me 91.9 lekë dhe është shitur me 92.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane blihet edhe sot me 99.9 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat